Rama: Paga mesatare e grave nga 300 euro në 820 euro në 2023, eksportet arritën në 9 miliardë euro

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Gjirokastër vijoi me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes.


Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama, gjatë takimit elektoral në Gjirokastër vijoi me prezantimin e arritjeve gjatë qeverisjes.

Rama u ndal te pabarazia gjinore ku sipas renditjes së OKB-së, Shqipëria ka qenë në vendin e 83-të në vitin 2024 ndërsa në vitin 2023 renditet në vendin e 23-të në botë.

Ai pohoi se Greqia është në vendin e 73-të ndërsa Shqipëria në vendi e 23-të.

Në vijim, kreu i PS-së u ndal te efektet e kësaj arritjeje, ku papunësia te gratë nga 16.4% në 2013 ka rënë në 9.6% në 2024. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në forcën e punës, Rama tha se ka qenë në 50.8%, sot ka shkuar 70%. Ndërsa paga mesatare e grave 300 euro në 2013, 820 euro në 2023.

Sa i përket investimeve të huaja vendosur në kontekstin e rajonit, Kryeministri theksoi se Shqipëria ka nivelin më ta lartë të investimeve të huaja në Raport me Prodhimin e Përgjithshëm, ku 6.1% është në rajon dhe 8% në Shqipëri. Ai theksoi se kjo shifër flet për besimin që ka krijuar vendi dhe për kapacitetin atraktiv për kompanitë.

Rama u ndal më tej te shifrat e eksporteve duke theksuar se Shqipëria që prodhonte gjithçka kishte më pak se 3 miliardë euro eksporte, Shqipëria që nuk prodhon asgjë ka më shumë se 9 miliardë euro eksporte në vitin 2024.

Burimi ATSH

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…