Rama: Më 11 maj shqiptarët t’u japin mësimin e madh atyre që politikën e shohin për të zgjidhur hallet personale

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme, tha se populli shqiptar duhet t’u japë një mësim të madh më 11 maj atyre që politikën e shohin për të zgjidhur hallet personale.


Kryeministri Edi Rama, në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme, tha se populli shqiptar duhet t’u japë një mësim të madh më 11 maj atyre që politikën e shohin për të zgjidhur hallet personale.

“Unë këtu sot jam për mësimin e madh që populli shqiptar duhet t’u japë më 11 maj të gjithë atyre që politikën e shohin si një mundësi për të zgjidhur hallet e tyre personale apo e shohin si një mundësi për të rikthyer në hapësirën politike shqiptare në një formë tjetër, por me të njëjta tarbiete, që nuk i duhen dreqit, të ndjerën LSI”, tha Rama.

Sa i takon partive të tjera të reja që garojnë më 11 maj për zgjedhjet parlamentare, duke i quajtur “version laik i të ndjerës LSI”.

“Po të shikoni që skuadra jonë është shumë më e re se të tjerat, përfshi edhe ata që kanë të re vetëm moshën dhe thonë: “Jemi e reja që po vjen”, dhe është njëkohësisht skuadra më e vjetër, për shkak se ka ndërhyrje mes energjisë së re dhe eksperiencës. Ata nuk kanë as ide të reja, as programe të ndryshme nga programet e çdo lloj force spekulante që s’ka gjë në dorë që premton gjithçka përveç nënës dhe babës dhe nuk ka, mbi të gjitha, asnjë kapacitet qeverisës.

Kam mundur të shoh disa nga gjërat kryesore dhe kam parë edhe qasjen destruktive, agresive dhe gjuhën skandaloze dhe kam parë sesi, për shembull, ndërkohë që Shqipëria duhet të mbyllë negociatat me BE në vitin 2027, ata thonë që po na erdhi ne në dorë kjo punë, do të shkojmë zgjedhje të parakohshme. Domethënë janë thjesht një version laik i të ndjerës LSI”, tha Rama për A2CNN.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.