
Rama – diasporës: Ktheni fletën e votimit në KQZ, të bëhemi bashkë për të mbyllur negociatat me BE
Kryeministri dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër u bëri thirrje diasporës të kthejnë fletën e votimit në KQZ dhe të jenë pjesë e votimit.

Kryeministri dhe njëherazi kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama, në një takim përmbyllës të fushatës elektorale në Gjirokastër u bëri thirrje diasporës të kthejnë fletën e votimit në KQZ dhe të jenë pjesë e votimit.
Sipas Ramës, 11 maji është një ditë historike për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropianë. Rama tha se kjo mundësi historike nuk mund të lihet në duar të kënetës, apo kukumjaçkave.
“Besoj që ata të cilët kanë kaluar malet. Ata të cilët janë rropatur dhe që presin sot me ankth që a do t’ju njihet pensioni nuk mund ta lënë zarfin rrugëve dhe votën për të cilën janë regjistruar si një cop letër pa vlerë. Duhet të shkojnë ta marrin me çdo kusht dhe ta dërgojnë në Tiranë.
Ka disa ditë kohë dhe është plotësisht e mundur. Ju bëjë thirrje ta dërgojnë fletën e votimit në Tiranë, sepse duke hyrë në Bashkimin Evropianë, Shqipëria nuk do jetë vetëm një vend që do jetë në BE, por më në fund do jetë një popull jo dorës së dytë, por një popull edhe me ligj edhe me pasaportë evropianë. Dhe e dini çfarë me këtë pasaportë shqiptarët në Greqi, Itali dhe ku të duan mund të zgjidhen kryetarë komunash, kryetarë bashkisë, anëtarë të këshillave bashkiak, komunal, eurodeputet, atje ku janë. Vetëm deputetë dhe ministra e deputetë nuk zgjidhen dot se duhen pasaportat atje dhe është mëse normale”, tha Rama.
Duke folur për drejtësinë, Rama tha se PS e bëri realitet barazinë para ligjit dhe tani BE është garancia që kjo barazi të jetë e pakthyeshme.
“Për herë të parë Shqipëria po përjeton një përpjekje historikë për të vendosur barazinë para ligjit. Nga 1912 kemi pasur republikë, mbretëri, diktaturë, tranzicion, por s’kemi patur kurrë barazi para ligjit, pasi i pari i qeverisë ka qenë mbi ligjin, dhe ka mbajtur mbi ligjin kë di ka dashur qejfi, për ose kë i ka interesuar për pushtetin e tij. Për herë të parë po ndodh ajo për të cilën unë ju kam kërkuar mbështetjen. Ju kujtohet që bridhja nëpër Shqipëri që më jepni timonin pa të tjerë në prerë që të bënim një drejtësi pa parë majtas dhe djathtas dhe që sheh vetëm drejtë. Ne e kemi sjell deri këtu. Ne e sollëm deri këtu dhe jemi garant për atë drejtësi, por për ta bërë të pakthyeshme dhe për ta bërë të paprekshme nga asnjë lloj kënete, bufi, apo kukumjaçka që del nga kënetat e reja, duhet futur Shqipëria në BE. BE na ka hapur derën, ajo derë nuk rrit e hapur për ditë, është një shtëpi të pasurish. Dera hapet kur u intereson atyre dhe kur bien dakord të gjithë bashkë.
Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet, sot jemi te pragu dhe ata na duan brenda. Tani dy rrugë ka: O do bëhemi bashkë, do përballim negociatat me ta, do mbështesim Shqipërinë për të përmbyllur negociatat, do mbyllim këtë shans historikë, siç na kanë ikur të tjerat, pasi këtu në Shqipëri do hedhim votat lart e poshtë sa në kënetë, sa në dyqanet e qilimave fluturues”, tha Rama.
Duke iu referuar partive të reja, Rama tha se janë si “fara e keqe”
“Gjoja partitë e reja çfarë thonë, po na ra ne rasti, po na dhanë ne vota shqiptarët, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. A ju kujton ndonjë gjë kjo. Unë mendoj se ata që merren me bujqësi e dinë çfarë është ajo fara e keqe, është ajo farë e keqe që mbolli të keqen LSI. S’do duhet të lëmë të mbillet ajo farë e keqe. S’ka asnjë ofertë, asnjë të re, ka të njëjtën gjuhë të kënetës, të njëjtat sharje të kënetës. Ndryshe nga këneta, që ka një bufit të lodhur të mbaruar që i fiken llambat në çdo pesë fjali, ata kanë ca djem të ri në moshë, por jo në tru. Në tru janë të tërë bufa të vegjël. Fokusohemi tek interesi kombëtar, tek amaneti i të parëve, tek ajo që duhet ë bëjmë për të gjithë fëmijët e Shqipërisë demokratë e socialistë”, theksoi Rama.
Burimi ATSH