Rama: 331 milionë euro investime në qarkun e Gjirokastrës, fluturime nga aeroporti në Shqipërinë 2030

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në qarkun e Gjirokastrës gjatë një dekade janë realizuar 475 projekte dhe janë investuar 331 milionë euro.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se në qarkun e Gjirokastrës gjatë një dekade janë realizuar 475 projekte dhe janë investuar 331 milionë euro.

Në fjalën e tij gjatë një takimi në Gjirokastër, për prezantimin e arritjeve kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “sa i përket infrastrukturës rrugore në qarkun e Gjirokastrës janë kryer 95 projekte me vlerë 108 milionë euro. Në qarkun e Gjirokastrës kemi krijuar akses duke investuar në 331.15 km”.

Sa i përket rigjenerimit urban, Rama tha se “janë 52 projekte me 10.3 milionë euro, që kanë sjellë transformime të rëndësishme sin ë Gjirokastër, Përmet, Libohovë, Këlcyrë, Dropull dhe Memaliaj”.

Lidhur me investimet në turizëm dhe mjedis dhe zona të mbrojtura, Rama tha se janë realizuar 16 projekte me vlerë 16.7 milionë lekë. Përpara se të merrnim ne detyrën nuk ka bërë vaki të investohej një shumë e tillë për turizëm, mjedis dhe zona të mbrojtura”.

“Në ujësjellës-kanalizime janë realizuar 30 projekte me vlerë 35 milionë euro, në fushën e energjisë janë kryer 20 projekte me vlerë 88 milionë euro, në fushën e bujqësisë 70 projekte me vlerë 27 milionë euro. Në arsim janë bërë 35 projekte me vlerë 12.7 milionë. Ndërsa vetëm për kulturën janë realizuar 98 projekte me vlerë 25.37 milionë euro. Janë një shifër që është më e madhe se për shifrën për kulturën e të gjithave qeverive të marra së bashku”, theksoi Rama.

Kryeministri shtoi se “nga një anë turizmi, nga ana tjetër zhvillimi i agroturizmit, nga ana tjetër agro-përpunimi për të cilin ne do të vendosim mbështetje të veçanta, Paketa e Maleve që është për të gjitha malet, nuk është vetëm për veriun, do t’i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave më të thella”.

Rama nënvizoi se “aeroporti i Gjirokastrës që sot është një aeroport funksional për aktivitetet sportive, për fluturime sportive, ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të bërë atë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, atje bëmë edhe garë, nuk rezultoi e suksesshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjithë ato parametrat e korridoreve të ajrit etj, dhe duke pasur tani këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë midis Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton nga ekspertiza ndërkombëtare që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati dhe ne kemi shumë besim sepse nuk është një aeroport i madh si Vlora, është një aeroport sezonal turistik dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”.

Burimi ATSH

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…