Rama: Pas Rrugës së Arbrit mandatin e katërt bëjmë rrugën Burrel-Ulëz, nxitje investimeve në turizëm

Kryeministri siguroi se qeveria do të investojë edhe në rrugën Skuraj-Burrel, me gjatësi prej 36 kilometrash.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste siguroi sot banorët e Burrelit se mandatin e katërt do të bëhet rruga Burrel-Ulëz.

Në një takim elektoral në qytetin e Burrelit, Rama prezantoi investimet 10-vjeçare në qarkun e Dibrës.

Kryeministri u ndal te investimet në infrastrukturën rrugore, ku veçoi Rrugën e Arbërit.

“Jemi vetëm 9 ditë larg nga takimi me historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jam realisht shumë i lehtësuar për faktin që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar se do të mbarojë Rruga e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga Rruga e Arbrit”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se “pavarësisht se kemi bërë shumë, ka akoma për të bërë”.

“Ndërkohë ajo që është vlera më e madhe ekonomike që do të sjellë Rruga e Arbrit përtej lehtësimit të lidhjes së njerëzve me Tiranën është që do të hapë një horizont të ri krejt për investimet në turizëm”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se në dekadën e ardhshme Dibra do të jetë pjesa më e lakmuar e metropolit të Shqipërisë.

“Natyrisht që akseset në pikat më të bukura janë të domosdoshme dhe ne jemi në proces dhe shpresoj shumë se deri në fund të këtij viti ta kryejmë edhe rrugën e Lurës”, tha Rama.

Ndërkohë Rama siguroi banorët e Burrelit se mandatin e katërt mbetet për t’u bërë edhe rruga që lidh Burrelin me Ulzën, pasi është një zonë shumë e bukur. “Tani që nga Rruga e Arbrit shkohet kaq lehtë, ajo rrugë kur të transformohet do ta bëjë shumë të lehtë mundësinë për të bërë investime të tjera në atë anë”, shtoi Rama.

Po ashtu kryeministri siguroi se qeveria do të investojë edhe në rrugën Skuraj-Burrel, me gjatësi prej 36 kilometrash.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…