Votimi nga jashtë, KQZ: 117 079 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Janë 218 638 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara.


Kur në ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, numri i zarfeve me fletët e votimit që kanë mbërritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është 117 079.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ sot ora (13:15) janë 218 638 zarfe të marra nga zgjedhësit, ndërsa në total janë 245 935 zarfe të dërguara.

Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 53 416, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia. Sipas qarqeve, kryeson Tirana me 28 180 zarfe, Durrësi 15 206, Elbasani 13 953.

Votuesit në diasporë kanë kohë ta plotësojnë dhe ta dërgojnë fletën e votimit me postë deri në javën e parë të muajit maj. Çdo votë që mbërrin në Shqipëri në datën 11 maj, pas orës 19:00, do të konsiderohet e pavlefshme.

Vendi i caktuar për administrimin e këtij procesi është Pallati i Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik Tiranë. Aty po përgatiten dhe dërgohen fletët e votimit dhe po aty do të kryhet numërimi i votave të diasporës.

Burimi ATSH

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një bisedë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një bisedë në Fondacionin Helenik për Politikat e Jashtme dhe…