Rama: Qyteti i nëndheshëm i Kukësit do të kthehet në atraksion, qarku 1 milion turistë në Shqipërinë 2030

Qyteti i nëndheshëm i Kukësit apo vendstrehimi i ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty banorë në rast të një sulmi, pritet që të kthehet në një nga atraksionet turistike më të bukura në Shqipëri.


Qyteti i nëndheshëm i Kukësit apo vendstrehimi i ndërtuar dekada më parë nga regjimi monist, për të strehuar aty banorë në rast të një sulmi, pritet që të kthehet në një nga atraksionet turistike më të bukura në Shqipëri.

Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste gjatë një takimi elektoral në qarkun e Kukësit. Rama nënvizoi se “po përgatisim një konkurs ndërkombëtar për qytetin e nëndheshëm të Kukësit për ta kuptuar ekzaktësisht si do të zhvillohet dhe në konkursin ndërkombëtar do të përfshihet edhe hotel “Turizmi””.

“Ka dhe një tjetër element që do ta vendosim në qendër të vëmendjes në mandatin e katërt që është qyteti i nëndheshëm këtu. Me qytetin e nëndheshëm kemi mundësi tani të krijojmë një nga atraksionet më të bukura të Shqipërisë. Kur unë thoja që Tropoja do të bëhej një nga destinacionet turistike dhe këtu do të vinin shumë turistë dhe këtu do të jetonin me turistët, kuptohet se isha një qen komunist që duhet të ikja një orë e më parë nga Tropoja dhe nuk besonte njeri, ndërkohë që besonin një komunist tamam, se unë nuk jam e nuk kam qenë. Ndërkohë që sot Tropoja e ka të hapur rrugën e destinacionit turistik. Me Paketën e Maleve do të ketë zhvillime të reja jam i bindur sepse Paketa e Maleve në Tropojë zgjidh edhe problemin e gështenjave fjala vjen sipas tyre që janë prona me trashëgimi zakonore. Ndërkohë që po ju them sot që potenciali i Kukësit, nëse ne së bashku arrijmë të kombinojmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm për të cilin po përgatisim një konkurs ndërkombëtar për ta kuptuar ekzaktësisht si do të zhvillohet dhe në konkursin ndërkombëtar do të përfshihet edhe hotel “Turizmi””, u shpreh Rama.

Rama shtoi se nuk është aspak habi që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milion turistë.

“Nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikpritjeje ku njerëzit jo thjesht të vijnë por të qëndrojnë disa netë në Kukës ne mund të themi se nuk është aspak e habitshme që në Shqipërinë 2030 Kukësi të arrijë 1 milionë turistë si qark. Nuk është një shifër e jashtëzakonshme. Ka zona të tjera që e kanë arritur këtë shifër”, tha Rama.

Burimi ATSH

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…