Rama: Prurje e pazakontë e kompanive të huaja në fushën e teknologjisë, paga të përafërta me Europën

Kryeministri Edi Rama, në një takim sot me të rinj të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit


Kryeministri Edi Rama, në një takim sot me të rinj të angazhuar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, bëri të ditur se ka një prurje të pazakonshme kompanish të huaja që duan të konsiderojnë Shqipërinë si një pikë për të vendosur operacionet e tyre në fushën e teknologjisë.

Nga ana tjetër, Rama tha se “jemi shumë të vetëdijshëm që paralelisht me çfarë bëjmë për të nxitur sipërmarrjen në këtë fushë, kemi një hendek akoma të konsiderueshëm në kërkim-zhvillim”.

“Duhet të japim më shumë së bashku për të forcuar kërkim-zhvillimin dhe për të zvogëluar hendekun që ka sot midis universitetit dhe tregut. Shumë energji dhe shumë kohë konsumohet për kërkimet shkencore që pastaj mbeten në vetvete dhe nuk krijojnë vlerë të shtuar. Ne e dimë shumë mirë se si funksionon në vendet që janë pararojë dhe se si universitetet, kompanitë e teknologjisë së lartë, start up, institucionet në mbështetje të tyre qëndrojnë të qendërzuar rrotull një perimetri që i lidh ato së bashku dhe bëhen zgjatime të kampuseve universitare”, tha Rama.

Rama theksoi se numrat e individëve të përfshirë në këtë sektor po rriten me shpejtësi, ndërsa tha se “ka një bindje të përgjithshme të kompanive që fusha jonë është e pasur me talente”.

Po ashtu sipas tij, tashmë është kapërcyer edhe faza e kostos së ulët të punës.

“Nuk është më qasja ndaj Shqipërisë e kompanive si një vend ku mund të bëjnë disa punë, ku të marrin të njëjtin produkt por paguajnë më pak krahun e punës. Forca e lirë e punës, krahu i lirë i punës nuk është më avantazh konkurrues në mënyrën se si na shohin kompanitë e huaja”, tha Rama.

Ky, sipas tij, “është një zhvillim shumë kuptimplotë dhe inkurajues”.

Rama theksoi se pagat dhe të ardhurat që krijohen përmes përfshirjes në sipërmarrje ose përmes punësimit në këtë sektor, janë shumë të përafërta me të ardhurat në vendet e tjera të botës dhe Europës.

Kryeministri solli shembullin e një sipërmarrjeje shqiptare që operon në këtë fushë në Tiranë ku janë punësuar 500 të rinj me një pagë mesatare 2500 euro.

“Të gjitha marrëdhëniet në këtë kompani janë ndërkombëtare, partneritete me kompani të mëdha, deri edhe me shërbime për porte në SHBA dhe një komunitet të rinjsh shqiptarë që i shkëlqenin sytë, madje një pjesë e tyre të kthyer nga jashtë vendit. Një realitet që nuk i lë asnjë gjë mangët ekselencës së kësaj fushe. Jam i bindur se nuk është e vetmja kompani, por ka më shumë se gishtërinjtë e duarve sot kompani të tilla në Shqipëri ku hyn dhe je si jashtë shtetit”, tha Rama.

Rama ftoi të rinjtë që të mos ngurrojnë të përfshihen në programet e kodimit dhe të mos ngurojnë të aplikojnë pasi i gjithë procesi është i hapur e transparent.

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…