Berisha pas samitit të PPE: PD dhe populli opozitar morën një mbështetje të plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm prej dy ditësh në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia, deklaroi në një prononcim për media se, ky është forumi më i rëndësishëm politik në Europë sot, ku marrin pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz, 14 kryeministra europianë, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe shumë komisionerë dhe eurodeputetë.

Berisha u shpreh se, “në prag të zgjedhjeve të 11 majit, e gjithë bota pret fitoren e PD, me besimin se, nën drejtimin e kësaj force politike, do të bëhet realitet anëtarësimi i Shqipërisë në BE”.

Sot, theksoi ai, “brenda 5 muajsh miratohet rezoluta e katërt që dënon Edi Ramën dhe regjimin e tij”.

“Prej dy ditësh, gjendem në Valencia, në punimet e Kongresit më të rëndësishëm që mbahet sot në Europë, Kongresit të PPE, në të cilin marrin pjesë, de facto, udhëheqja më e rëndësishme e kontinentit, kancelari Merz dhe 14 kryeministra të vendeve europiane, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe një numër i konsiderueshëm komisionerësh, kryetarja e Parlamentit Europian, znj. Metsola, dhe një numër i konsiderueshëm europarlamentarësh marrin pjesë nga delegacionet e të gjitha partive të qendrës së djathtë të Europës, të cilat janë të anëtarësuara në PPE”, tha ai.

Kreu i PD u shpreh se “mendoj se, fjala, vërtet u prit shumë mirë dhe pati një impakt të fuqishëm pozitiv. Kështu që, unë mendoj se bëra si duhet detyrën para popullit opozitar shqiptar, por edhe para çdo shqiptari, pasi këto të vërteta duhet të dihen dhe të luftohen. Është interesi ky, më i mirë i të gjithë shqiptarëve”, tha ai.

I pyetur se çfarë mbështetje mori PD nga PPE, Berisha theksoi se, “PD dhe populli opozitar, mori një mbështetje të plotë dhe totale nga PPE. Këtu, miratohet sot një rezolutë, në këto momente, pas kësaj interviste do jem aty, në të cilën dënohen me forcë të gjitha problematikat e mëdha të krijuara nga qeverisja e Edi Ramës në raport me zgjedhjet, në raport me opozitën, në raport me zbatimin e ligjit, me korrupsionin, me të gjitha”.

Pra, shtoi ai, “mendoj se sot, populli opozitar, pikërisht pak ditë para zgjedhjeve, merr një thirrje, merr një kushtrim për t’u ndarë nga të gjitha këto problematika të rënda të krijuara nga regjimi, në mënyrë që PPE, 14 kryeministra të kësaj organizate, të mund të mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian”.

Dhe, pa diskutim, nënvizoi Berisha, “në mënyrë të qartë si kristali, këta presin fitoren e PD, sepse kanë besim të madh, se kjo forcë do rivendosë, do rikthejë shtetin ligjor dhe se procesi i integrimit me PD në drejtim është i sigurtë dhe do bëjë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

I pyetur nëse pret që në 11 maj të ketë një proces të rregullt, Berisha u shpreh se, “besoj keni dëgjuar atë raportin shumë serioz që ka publikuar dje delegacioni i OSBE. Por, e gjithë kjo mbështetje e madhe për opozitën shqiptare kthehet në një mesazh të fuqishëm për çdo shqiptar për t’i firmosur fundin regjimit të Edi Ramës dhe për të hapur një kapitull të ri për demokracinë shqiptare, integrimin e Shqipërisë”.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Artizanati shqiptar, përçues i kulturës ndër shekuj

Panairi "ZAN’ART" synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Artizanati shqiptar, përçues i kulturës ndër shekuj

Panairi "ZAN’ART" synon të promovojë artizanatin shqiptar dhe mjeshtrinë tradicionale që përfaqëson identitetin tonë kulturor