Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek rruga e vendit drejt integrimit europian, ndërsa i cilësoi zgjedhjet e 11 majit me peshë historike për vendin. Rama tha sa pasaporta evropiane do të jetë statusi i ri i shqiptarëve.

“Është koha që çdo shqiptar brenda ose jashtë kufijve, çdo vajzë dhe djalë, nga votuesit e parë të marrë përsipër më 11 maj fatin Europan të Shqipërisë dhe duke bërë zgjedhjen e duhur të vendosë që secili dhe secila të kenë pasaportën evropiane, pasaportën që nuk është thjesht një dokument tjetër udhëtimi, por statusi i ri i shqiptarëve si qytetar dhe qytetarë të barabartë me të gjithë bashkëqytetarët evropianë. Një status i barabartë që i jep fund dhe mbyll një herë e përgjithmonë atë korridorin e veçantë ku na fusin e më pas na mbajnë në radhë ndërkohë që me pasaportën evropiane të Shqipërisë, do të hyjmë në Evropë, njësoj siç ju nga Patosi hyni në Tiranë”, tha Rama.

Rama shtoi se “hyrja në atë shtëpi përveçse një status i ri i Shqipërisë është një fuqi e re për Shqipërinë, morale, politike dhe ekonomike. Me hyrjen në atë shtëpi Shqipëria do të përfitojë çdo vit një buxhet të ri përveç buxhetit së ekonomisë së brendshme do të ketë edhe buxhetin e shtëpisë së përbashkët”.

Rama tha se duke votuar PS, çdonjëri do t’ia bërë qepalla Evropës dhe do të lërë pas një herë e mirë hijet e së shkuarës.

“Dua t’ju them që çdo njëri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit ku ndodhte numri 5 do t’ja bëjë qepalla Evropës dhe ndërkohë që do të lërë pas një herë e mirë të gjitha hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekujt”, tha Rama.

“Nga ana tjetër hyrja në BE do t’i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë e shumicës sonë për të vendosur për herë të parë barazinë para ligjit do të jetë e pakthyeshme përgjithmonë”, shtoi Rama.

Rama nënvizoi se “deri më 11 maj bëni çmos që së bashku të mundeni të derdheni lumë në kutitë e votimit. Të bindni ata që ende kanë dyshime, bëni çmos të bindi dhe demokratët se 11 maji është shumë i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë ku shumica dërrmuese votuan PD se në ato zgjedhje duhej marrë një vendim për të mbyllur një histori dhe hapur një të re”.

Rama shtoi se “ne nuk mund ta humbim trenin e historisë që po na kalon para syve” ndërsa theksoi se duhet të vendosim që “Shqipëria e vitit 2030 të jetë një Shqipëri e re evropiane dhe ky flamur të ngjitet në majën ku qëndron ajo shtëpi dhe të mbetet aty në oborrin e asaj familje”.

“Le të vendosim që bashkë se me 11 maj do të marrim një fitore rekord në qarkun e Fierit në kryeqytetin e socialistëve”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…