Rama: Asnjë lek nga shteti, aeroportin e Vlorës po e ndërton Behgjet Pacolli

Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për investimin e rëndësishëm të sipërmarrësit Behgjet Pacolli, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.


Kryeministri Edi Rama në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, foli edhe për investimin e rëndësishëm të sipërmarrësit Behgjet Pacolli, për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Janë lekët e Pacollit, e ka ndërtuar Pacolli aeroportin, jo shteti. Aeroportin e Vlorës e ndërton Behgjet Pacolli me lekët e veta. Si puna e rrugës Thumanë – Kashar, që është ndërtuar me lekët e sipërmarrjes dhe sipërmarrja e ka ndërtuar duke marrë pastaj paratë e qarkullimit dhe e shlyen në vite. Por ama njerëzit kanë një rrugë për të qenë”.

Rama deklaroi se qeveria nuk ka dhënë as një lek, as për Pacollin dhe as çështjen e Bechetti.

“Ti je i gënjyer nga ata që të udhëheqin. Si mund të gënjehen në këtë farë feje mbështetësit dhe t’u thuhen të tilla gënjeshtra dhe të bëjnë ty për budalla?! Por popullin shqiptar nuk e bëjnë dot për budalla dhe ua kam thënë, sa herë kanë ardhur në Parlament pas zgjedhjeve: ndërroni qasjen, mos i merrni shqiptarët për budallenj se nuk i bëni dot budallenj. Mund të bëni individë, por popullin nuk e bëni dot budalla. Nuk më dëgjojnë. Por nuk e kam problem që nuk më dëgjojnë, ndaj do të fitojmë përsëri” tha Rama.

Burimi ATSH

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj prezanton progresin ekonomik në Bruksel

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Bruksel si folës në panelin e nivelit të lartë “Zgjerimi dhe zhvillimi:…