Shehaj: Zgjidhja është liria e sipërmarrjes, çlirimi nga burokracia dhe taksat

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një kapitalizëm të vërtetë, dhe jo për premtime populiste.


Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, gjatë një takimi me qytetarët në Tiranë, u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një kapitalizëm të vërtetë, dhe jo për premtime populiste.

Shehaj tha se, zgjidhja që duan shqiptarët nuk është socializmi, një shtet më i madh dhe me më shumë shpenzime, çka praktikisht ofron çdo parti, por një shtet ku qytetarët ia dalin falë punës së ndershme.

“E dimë që jeni zhgënjyer, keni 34 vite që ju gënjejnë. Ju kanë thënë që do vijë një qeveri dhe do ju bëjë të gjithëve të pasur. Sikur paratë vijnë nga qielli, por këto kanë qenë të gjitha gënjeshtra, sepse askush prej tyre nuk ka pasur një plan apo vizion, askush nuk ka treguar nga do vijnë këto paratë”, u shpreh Shehaj.

Ai shtoi se zgjidhja e problemeve të Shqipërisë kalon nëpërmjet rritjes ekonomike.

“Nëse një parti politike thotë “do rris shpenzimet, do rris fondet për shëndetësinë, pensionet”, duhet të thonë nga do vijnë këto para’, dhe këto mund të vijnë vetëm në 2 mënyra: Ose do marrësh borxh, ose do ua marrësh qytetarëve. Nëse janë të majtë të vërtetë, nuk duhet të kenë turp që të thonë se do marrin paratë e atyre që punojnë dhe këto para’ shteti do t’i kthejë në shërbime për qytetarët. Nuk shkon të thonë se taksat nuk do t’i rrisin, por do rrisin edhe shpenzimet, se nuk shkon”, vijoi ai.

“Ne jemi të vetmit që kemi një zgjidhje për Shqipërinë. Dhe zgjidhja që ne propozojmë është rruga që kemi zgjedhur për veten, për familje, për fëmijët, rrugën e punës së ndershme, dhe kjo na dallon nga gjithë të tjerët”, u shpreh Shehaj.

Agron Shehaj bëri një ndarje të qartë mes partisë “Mundësia” dhe forcave tradicionale politike, duke theksuar se dallimi nuk është vetëm mungesa e korrupsionit, por mbi të gjitha, vizioni ekonomik që forca e tij politike përfaqëson.

Burimi ATSH

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj vlerëson Bahamasin për njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot vlerësimin e tij për Bahamasin, i cili ka njohur zyrtarisht shtetin e…