Rama: Nisim prodhimin e uniformave ushtarake në vend, ulim kostot dhe krijojmë punësim

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të fillojë investimin për prodhimin e veshjeve dhe uniformave ushtarake të Forcave të Armatosura dhe të Policisë.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se qeveria do të fillojë investimin për prodhimin e veshjeve dhe uniformave ushtarake të Forcave të Armatosura dhe të Policisë.

Gjatë prezantimit të projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve, Rama u shpreh se shumë shpejt këto investime do të jetë në funksion të industrisë ushtarake në vendin tonë.

“Edhe në këtë aspekt i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë prodhime të cilësisë shumë të lartë dhe të krijojmë vende pune dhe furnizojmë Forcat e Armatosura apo te ato të rendit me uniforma shumë cilësore dhe më pak të kushtueshme”, shtoi Rama.

Kjo, sipas Kryeministrit, krijon një bazë prodhuese që do të mund t’i shërbejë edhe qëllimit të eksportit në këto mijëra m2 që sot janë jashtë çdo funksioni.

Kryeministri siguroi se do të krijohet një hapësirë ku do të ketë punë, ekonomi dhe zhvillim.

Kryeministri e konsideroi po ashtu teori konspiracioni pretendimet se në ish-Uzinën e Autotraktorëve do të krijohej një vatër rreziku për jetët e njerëzve.

“Është krijuar një shqetësim siç ndodh zakonisht në Shqipëri kur ‘mali mbarset për të pjellë një mi’. Ishte detyrim i yni t’ju sqarojmë nga afër që të mos zhvillohet më tej gjithë ajo teori konspiracioni që këtu do të krijohet një vatër rreziku për jetët e njerëzve, një çmenduri e vërtetë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…