Rama: Në vitin 2030, Universiteti i Mjekësisë degë e Universitetit “Vita – Salute San Raffaele”

Kryeministri shprehu mirënjohjen veçanërisht për qeverinë italiane, ndërsa u shpreh se marrëveshja parashikon investime të konsiderueshme dypalëshe.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në fund të kësaj dekade Universiteti i Mjekësisë do të jetë një degë e Universitetit “Vita – Salute San Raffaele” të Italisë.

Gjatë firmosjes së marrëveshjes për shërbimin shëndetësor mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë dhe qendrës spitalore universitare të ekselencës europiane “San Raffaele” dhe universitetin përkatës “Vita – Salute San Raffaele”, Rama theksoi se synimi i kësaj marrëveshjeje është edhe transformimi i Universitetit të Mjekësisë.

“Synimi ynë nuk është që të kemi një partner më shumë nga shumë partnerë, apo një konsultim e binjakëzim më shumë. Synimi ynë është që deri në vitin 2030 nga njëra anë QSUT të pësojë përkatësisht atë transformim që grupi i “San Raffaele” ka sjellë në Poloni, duke u përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha proceset, menaxhimin e qendrës, organizimin e gjithë jetës së përditshme të qendrës në të gjitha proceset me profesionistët e të dyja anëve”, tha Rama.

E njëjta ambicie, sipas tij, është edhe për Universitetin.

“Ne kemi shembullin e parë me Universitetin “Boku” të Vjenës që ka nisur procesin e shkrirjes me Universitetin Bujqësor të Tiranës, për të arritur që në fund të kësaj dekade të vijnë studentë nga gjithë Europa për të studiuar dhe marrë një diplomë të njëjtë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se i njëjti qëllim është edhe në këtë rast, që të merret e njëjta diplomë dhe ndërkohë Tirana të jetë një degë e Universitetit “Vita – Salute San Raffaele”.

“Ky është objektivi i fundit të dekadës. Marrëveshja e sotme e hap këtë kapitull. Sot nuk është më çudi të imagjinojmë që t’i japim të gjithë atyre që akoma kanë nevojë të shkojnë për t’u kuruar në vendet e tjera, si në Turqi, Itali e gjetkë, mundësinë ta bëjnë në Shqipëri, në sistemin publik shëndetësor ku të marrin shërbimin në nivelin më të lartë europian”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri theksoi se synohet t’u jepet mundësia të gjithë studentëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe rajoni që të vijnë të studiojnë në Universitetin tonë të Mjekësisë dhe të dalin nga ky universitet në nivelin më të lartë europian.

“Kam shumë besim se stafi juaj do ta përqafojë këtë mundësi dhe do t’i bashkohet me të gjithë përkushtimin e nevojshëm grupit të partnerëve tanë, që do të fillojnë intensivisht punën, pasi ne kemi të përmbyllura të gjitha proceset teknike të marrëveshjes”, tha Rama.

Kryeministri shprehu mirënjohjen veçanërisht për qeverinë italiane, ndërsa u shpreh se marrëveshja parashikon investime të konsiderueshme dypalëshe.

“Italia është një vend me të cilin ne kemi një marrëdhënie të posaçme. Tanimë ka gjithmonë e më shumë përfshirje nga ana e qeverisë italiane me nisma konkrete, si kjo që po bëjmë që ka edhe objektivin e qeverisë italiane, sepse këtu bëhet fjalë edhe për investime të konsiderueshme, që do t’i bëjmë së bashku”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali, kurorë tek busti i Skënderbeut në komunën e Çairit në Shkup

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoninë e Veriut, u ndal…