Rama: Pasaporta europiane – status qytetarie, mundësi të barabarta

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me të rinj e të reja nga qarku i Vlorës.


Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me të rinj e të reja nga qarku i Vlorës, ku theksoi rëndësinë e votës më 11 maj në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se Shqipëria në BE do të përfaqësojë një ndryshim rrënjësor për vendin, duke e transformuar atë në një Shqipëri të re, që do të jetë pjesë e një strukture më të madhe dhe më të fuqishme, por me mundësi të barabarta për qytetarët e saj si çdo shtet tjetër i Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se Shqipëria është atdheu dhe mëmëdheu i çdo qytetari, por, siç e shpjegoi ai, pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria do të bëhet një vend i madh sa BE-ja, dhe, nga ana tjetër, Bashkimi Europian do të bëhet aq i vogël sa Shqipëria.

Sipas tij, ky është një moment historik që do të përforcojë statusin e Shqipërisë dhe do të krijojë mundësi të reja për të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë.

Kryeministri Rama kujtoi momentin historik të vitit 1992, kur rinia shqiptare, në kuadër të zgjedhjeve të para pluraliste, kishte një rol të rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit të vendit.

Ai theksoi se ajo që ishte arritur atëherë, me ndryshimin e regjimit dhe kalimin nga një epokë në një tjetër, është një model që rinia e sotme duhet ta kuptojë dhe ta ndjekë, duke u angazhuar në këtë proces historik të integrimit europian.

“Të rinjtë e Shqipërisë kanë gjithçka në dorë për të përcaktuar të ardhmen e vendit, ashtu siç bënë të rinjtë para më shumë se tri dekadash. Ka shumë pak raste kur zgjedhjet përkojnë me historinë dhe ashtu siç i konçidoi rinisë në vitin 1992, që mori pjesë në zgjedhjet pluraliste dhe jo vetëm votoi, por dhe përcaktoi drejtimin e vendit duke shkuar masivisht në zgjedhje”, tha Rama.

Ajo që është drejtpërdrejt personale, vijoi Rama, është që me votën e 11 majit, të rinjtë do të vendosin duke votuar PS, që krahas faktit që Shqipëria të anëtarësohet në BE, të marrin edhe pasaportën europiane.

Rama shpjegoi se pasaporta e BE-së nuk është thjesht një dokument udhëtimi, siç është pasaporta e tanishme shqiptare, por një status qytetarie i barabartë me çdo bashkëmoshatar në Bashkimin Europian.

“Ky status do t’u mundësojë shqiptarëve të lëvizin lirisht në gjithë territorin e BE-së, të studiojnë dhe të punojnë kudo, pa pasur nevojë të kërkojnë azil ose të fshehin identitetin e tyre, siç ka ndodhur për shumë shqiptarë që kanë jetuar jashtë vendit, veçanërisht në Greqi”, tha ai.

Me anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tha ai, çdo qytetar shqiptar do të ketë të drejta të plota si çdo qytetar i një shteti të BE-së.

“Ata do të mund të kandidojnë për pozita në institucione europiane, siç janë këshillat bashkiakë apo dhe eurodeputetët, pa pasur nevojë të marrin pasaportë të ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Europian, si Greqia, Italia ose Gjermania”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në Patos: Më 11 maj fitore rekord në qarkun e Fierit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim elektoral në Patos në qarkun Fier.