Rama: 1,27 miliardë euro të investuara në qarkun e Vlorës në një dekadë

Kështu deklaroi sot kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës.


Në një dekadë në qarkun e Vlorës janë investuar 1,27 miliardë euro.

Kështu deklaroi sot kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi sot me pedagogë dhe studentë të Universitetit të Vlorës.

Duke bërë një përmbledhje të investime të kryera në qarkun e Vlorës nga qeveria në 10 vite, Rama tha se “shumë shpesh është shumë e vështirë të mendosh se çfarë perceptimi mund të krijohet nëse informacioni është shumë i mangët me çfarë ndodh rreth e rrotull nesh, por nuk është drejtpërdrejt para syve tanë”.

“Në infrastrukturën rrugore në qarkun e Vlorës janë realizuar 321 projekte me vlerën 610 milionë euro. Kjo është një shifër e pakrahasueshme me shumën e investimeve në të gjitha vitet e mëparshme të marra së bashku. Këtu kjo është një pamje që vlen për të gjithë ata dhe janë shumë, fatkeqësisht janë shumë që flasin sikur në fshat nuk është bërë asgjë dhe sikur në fshat nuk ka investime në rrugë dhe nuk ka akses. Ndërkohë, që po të shikoni këtu janë 430 km, të investuara dhe 95% i përgjigjen indeksit të aksesit në zonat rurale”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “për rigjenerimin urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë. Për mjedisin dhe zonat e mbrojtura janë 11 projekte me vlerë 11 milionë euro”.

“Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës kanalizime me vlerë 226 milionë euro”, tha Rama.

Lidhur me energjinë, Rama tha se “ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me vlerë 120 milionë euro”.

Sa i përket bujqësisë, Rama tha se “numri i investimeve të bëra në bujqësi për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro”.

“Në arsim janë realizuar 75 projekte për 29 milionë euro, për shëndetësinë 73 projekte për 18 milionë euro, për sportin, 2.4 milionë euro, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj. Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit dhe 46 projekte”, tha Rama.

Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kos takim online me Spiropalin: Shqipëria në rrugën e duhur drejt integrimit

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi raportprogresin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi ministren për Europën dhe…