Spiropali: Papa Françesku nuk predikoi vetëm me fjalë, por e jetoi Ungjillin

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh sot se ndarja nga jeta e papa Françeskut është një pikëllim i madh për të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh sot se ndarja nga jeta e papa Françeskut është një pikëllim i madh për të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit.

Në një reagim në rrjetet sociale në ditën e lamtumirës së fundit për papa Françeskun, Spiropali vlerësoi se papa Françesku ishte një Bari i jashtëzakonshëm, sepse ishte i besueshëm.

Takimin me Atin e Shenjtë në Vatikan, Spiropali e konsideroi si ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore.

“Sa herë në jetë pamja jonë mbulohet me dyshime nga ato më të thjeshtat deri tek ato më ekzistencialet, kërkojmë një përgjigje të saktë për dyshimet tona, për mëdyshjet e udhës sonë njerëzore, politike, profesionale. Dhe përgjigjen shpeshherë e duam përmbyllëse, të plotë, të qartë, të njëzëshme, që të mos kemi më nevojë për pyetje të tjera, që të mos humbasim më kohë! Në Ungjillin e Gjonit, Pjetri i drejtohet Krishtit: ’’Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme“”, shkruan Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehet më tej se i ka lënë mbresë të jashtëzakonshme Papa Françesku me një përgjigje që dha gjatë një predikimi të Tij në kremtimin e solemnitetit të ditës së “Gjithë Shenjëtorëve“ më 1 nëntor 2015.

“Fjala e Zotit të ringjallur na tregon udhën e vërtetë për të mbërritur tek lumnija e vërtetë, udha që na shpie drejt Qiellit. Është një ecje tejet e vështirë e plot sakrifica e që duhet kuptuar pasi është kundër rrymës. Por, Zoti na thotë se kush shkon drejt kësaj udhe do të arrijë lumturinë“, citoi Spiropali papa Françeskun.

Sipas saj, “këto fjalë janë plot vlerë e të besueshme, pasi thuhen nga Papa Françesku që po këto fjalë, i ka jetuar gjatë gjithë jetës së Tij”.

“Ndoshta bash këtu qëndron forca e jashtëzakonshme shpirtërore e këtij njeriu që po përcillet sot, sepse Ai nuk predikoi vetëm me fjalë, por e jetoi Ungjillin në një botë të shpërqëndruar shpirtërisht. I tha njerëzimit: Shih thelbin e jetës, jo dukjen. Ishte një Bari i jashtëzakonshëm sepse ishte i besueshëm. Ikja e tij është një pikëllim i madh për ne të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Bota, ne, njerëzia sot, ka nevojë për dëshmi, e Ati i Shenjtë ishte një ndër dëshmitë unike të kohëve tona. Jepi, o Hyj, pushimin e pasosur! E ndrittë Drita e pambarueme”, u shpreh Spiropali për Atin e Shenjtë.

Burimi ATSH

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…