Rama: Bajpasi i Elbasanit, i parashikuar në planin buxhetor

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me biznesin në Elbasan foli edhe për projektet infrastrukturore në këtë qytet.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me biznesin në Elbasan foli edhe për projektet infrastrukturore në këtë qytet.

“Bajpasin e Elbasanit e kemi në planin buxhetor, është përfshirë në projektet e rëndësishme infrastrukturore që do të financohen. Nga pikëpamja jonë e buxhetit kemi përcaktuar fondet, presim të përfundojmë një marrëveshje me Fondin e Arabisë Saudite me të cilët kemi marrëdhënie shumë të mirë për të plotësuar shumën. Procesi do të fillojë sepse një pjesë aq sa duhet të buxhetit për të filluar procesin e kemi”, tha Rama.

Kryeministri Rama e vuri theksin edhe tek ndërtimi i parkimit në këtë qytet.

“Ne e dimë që bashkitë kanë vështirësitë e tyre dhe kemi bërë një program kombëtar për të mbështetur bashkitë me FSHZH për të ndërtuar parkime, qoftë nën dhe mbi tokësore dhe madje do angazhojmë edhe arkitektë të huaj për të krijuar edhe objekte që mund të jenë të bukura, që të mos jenë nga ato si depo makinash. Kjo ka ardhur si rezultat i nevojës për të ndihmuar industrinë e turizmit në vijën bregdetare ku ka intensitet shumë të madh makinash”, tha Rama.

Burimi ATSH

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj dhe Peleshi urojnë nga Korça për Pashkën ortodokse

Presidenti Bajram Begaj ka vizituar sot Mitropolinë e Korçës nga ku ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por eshe të…