Rama: Na duhet mandat më i fortë për përfundimin e detyrave për negociatat

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e Kavajës.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë e vajzat e Kavajës.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, vota e 11 majit për zgjedhjet e reja parlamentare është votë historike për fatin e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Në 11 maj është fat, se ju do të merrni pjesë në shumë zgjedhje, po ato janë zgjedhje midis partish, por nuk ndodh të kesh në dorë votën tënde për të bërë historinë e vendit. Në 11 maj vota juaj është për historinë. Sepse me atë votë, nuk është votë që ne të marrim 71 deputetë, se ne 71 nuk diskutohet i marrim, çështja është që të kemi fuqinë në përfaqësimin e Shqipërisë dhe përfundimin e detyrave për negociatat, që të mos kemi pengesa, bufi e lloj çyrykësh. Po të shohim vetëm objektivin që t’i mbyllim negociatat brenda vitit 2027, sepse dera e BE është e hapur por nuk do të rri e hapur përgjithmonë”, tha Rama.

Rama theksoi se, “në këto kushte na rroftë mandati, nëse ne nuk kemi fuqinë që duhet, që të na e japë populli që ta përfaqësojmë. Ndërkohë çfarë marrim përsipër atje në Bruksel, të vijmë t’i bëjmë këtu në Parlament, jo të rrimë dhe të dëgjojmë lloj lloj gjërash, por t’i bëjmë, kjo është e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë”.

Rama deklaroi se edhe sikur bota të kthehet përmbys PS nuk i merr kurrë më pak se 71 deputetë.

“Është matematikisht e pamundur edhe sikur Luli të futet me matematikën e vet nuk i nxjerr dot më pak. Ndaj kjo është votë për negocitat”, tha ai.
Rama shpjegoi se, janë rreth 1 mijë persona nga ana jonë dhe 1 mijë nga ana e tyre që negociojmë për BE, sepse negociatat bëhen për të gjitha, për drejtësinë, për ekonominë mjedisin, dhe çdo herë që ne takojmë me ata, marrim detyra pët tu bërë dhe duam ti bëjmë mire që të hyjmë në BE”, tha Rama.

Burimi ATSH

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Liceu Francez në Korçë drejt hapjes me dy diploma, shqiptare dhe franceze

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë vizitës në Paris, Francë, u prit në një takim nga Jean-Paul Seytre, zv.Drejtor i…