Rama: Mbi 74 mandate në 11 maj, negociatat me BE kërkojnë vazhdimësi

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se kreu i opozitës vijon të mbajë peng vendin për kusuret e tij.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot se kreu i opozitës vijon të mbajë peng vendin për kusuret e tij.

Gjatë fjalës së tij në takimin me gratë e vajzat e qarkut Durrës, Rama tha se “imagjinoni, ne shkojmë më 11 maj si të çoroditur, hyjmë jo ne këtu, por flas teorikisht, hyjmë në zgjedhje dhe vazhdojmë diskutimin çfarë do të zgjedhim mes interesit të një popullit të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm mbi 80 e ca vjeç, që vazhdon ta mbajë peng këtë vend për kusuret e tij. Kjo është e vërteta”.

“Çfarë do të zgjedhim mbi interesin e një vendi të tërë dhe interesit të një shtëpie të vetme. Çfarë do të zgjedhim ne Shqipërinë në BE, për të qenë më në fund edhe ne me Europën njësh, apo me “kënetën” e me “bufin” e kënetës prapë në gropë nga e para, se kjo është zgjedhja”, theksoi Rama.

Rama tha se në Durrës Pasrtia Socialiste do të marrë mandatin e tetë.

“U fol këtu për mandatin. Po të jetë puna për mandatin e 8-të ne e dimë shumë mirë si në mandatin e 8-të në Durrës, si dhe në të 71, 72, 73, 74 mandatet që duhen për të marrë qeverinë, ne i marrim thjesht e vetëm duke bërë atë që bëjmë gjithmonë shumë punë, por nuk na e marrin dot. Çështja është se na duhet diçka më shumë jo për mua, as për Anin, ne na duhet diçka më shumë për të pasur një vazhdimësi në negociata dhe për të mos u ndërprerë as një sekondë”, nënvizoi Rama.

Negociatat, vijoi Rama, janë diskutime, dakordësi dhe kur ata thonë do bëni këtë apo atë, këto duhet të shkojnë në proces, të miratohen dhe kërkojnë shpejtësi, sepse çdo ditë është e rëndësishme.

“Parafytyroni që këto procese të kalojnë nga “këneta”. Nuk na del llogaria e ditëve që të merremi me “kënetën”, se nuk llogaris fare variantin që Shqipëria të çojë “bufin” në Bruksel që të merret me anëtarësinë. Të imagjinosh që, papritur e pakujtuar, ne atyre ua përmbysëm imazhin për Shqipërinë, ua bëmë Shqipërinë një vend të respektuar, vlerësuar, besuar pasi ne atyre ua mësuam që ne nuk na shohin dot nga lart poshtë, pavarësisht se mund të jenë më të mëdhenj, më të pasur, më të fortë”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nëse jemi ballë për ballë do të na shohin sy më sy, ne japim respekt, do na japin respekt, pasi ua kemi mësuar të gjitha këto, imagjinoni tani që ata të marrin vesh që shqiptarët vendosën që ju do flisni me “bufin””.

Burimi ATSH

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.