“Shqipëria 2030”, Rama takim me shqiptarët në Milano në 13 prill

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë në 13 prill një takim me shqiptarët në Milano, Itali, në vijim të turit të takimeve me diasporën.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste do të zhvillojë në 13 prill një takim me shqiptarët në Milano, Itali, në vijim të turit të takimeve me diasporën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se takimi me shqiptarët e Italisë do të zhvillohet në 13 prill, në orën 15:00 në “Centro Congressi Malpensia Fiere”.

Kjo do të jetë hera e dytë që kryeministri zhvillon takime me shqiptarët e Italisë në Milano në kuadër të turit të diasporës.

Turin e bashkëbisedimit me diasporën, Kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, Greqi, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano, Itali, dy shtetet me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë.

Në 26 tetor 2024, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në Nju-Jork me shqiptarët e Amerikës, të cilëve u kërkoi votën në zgjedhjet e 11 majit për të vijuar punën drejt misionit për ta bërë Shqipërinë vend anëtar në BE.

Në 3 nëntor 2024 Rama u takua me shqiptarët në Selanik, ndërsa në 24 nëntor 2024 me shqiptarët në Londër.

Në mars 2025, Kryeministri iu rikthye takimeve me shqiptarët e Greqisë, duke u ndalur në 29 mars në Kretë dhe në 30 mars në Athinë.

Burimi ATSH

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Martesa me Lindën, momenti më mbresëlënës i jetës sime

Kryeministri Edi Rama, tha se momenti kur Linda pranoi të ishte bashkëshortja e tij, është një prej më të rëndësishmëve…