Rama nga Kreta: Vota në 11 maj për Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot nga Kreta votën e shqiptarëve më 11 maj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot nga Kreta votën e shqiptarëve më 11 maj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një takim me shqiptarët në Kretë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u shpreh se “sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të fatit europian”.

“Kjo rreze është për ne një detyrim i madh. Është për ne një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet, por në dritën e asaj rrezeje ne të bëhemi bashkë më 11 maj dhe në vitet që kemi përpara të bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE-së”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, çdo shqiptar në Shqipëri, Greqi e Itali, Europë dhe kudo në botë duhet të marrë pasaportën europiane të shqiptarit.

“246 mijë shqiptarë të Europës dhe të botës janë regjistruar në zgjedhjet e 11 majit për t’i dhënë jetë një mundësie të madhe aktuale, më reale se asnjëherë tjetër, që Shqipëria më në fund të bashkohet njëherë e mirë me Europën duke u bërë pjesë e familjes së madhe të BE-së”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “65 mijë ndër ta janë këtu në Greqi”.

“Janë ata dhe pasardhësit e atyre që kaluan kufirin krejtësisht të varfër, krejtësisht të papërkrahur dhe krejtësisht të vetëm duke i hyrë ‘detit në këmbë’ në kuptimin e vërtetë të fjalës. Sot janë pjesë e pandarë e një gjerdani krenarie për kombin shqiptarë, gjerdan i përbërë nga të gjitha komunitetet shqiptare në Europë, ku komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një admirim të posaçëm se ka hequr më keq nga të gjithë dhe ja ka dalë të imponohet dhe respektohet duke punuar, sakrifikuar, duruar si askush tjetër”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Trupat shqiptare stërvitje në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trupat shqiptare stërvitje në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s

Major Ilir Shabaku, shef i Operacioneve në Repartin Ushtarak 1011 Vau i Dejës shprehet se, trupat po stërviten për dërgimin…