Dita Ndërkombëtare e Grave, FSHF organizon miniturne futbolli me stafin, UN Women dhe gazetaret vajza

Aktiviteti u përshëndet edhe nga anëtarja e KE-së, Anila Basha, dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.


Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, FSHF organizoi në “Shtëpinë e Futbollit” një miniturne të veçantë futbolli me pjesëmarrjen e vajzave të UN Women, gazetareve të sportit dhe jo vetëm, si dhe vajzave të stafit të administratës së FSHF-së.

Ky aktivitet nga FSHF tashmë po kthehet në një traditë të bukur, pasi më parë u organizua edhe në kuadër të muajit sensibilizues kundër kancerit të gjirit. Vajzat, të ndara në katër ekipe, luajtën futboll dhe së bashku uruan 8 Marsin nën thirrjen “Gëzuar 8 Marsin për çdo grua që ndryshon lojën”.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga anëtarja e KE-së, Anila Basha, dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Në fjalën e saj, anëtarja e KE-së, Anila Basha, tha se ky aktivitet shërben për të dhënë sa më shumë mesazhe inkurajuese për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Një aktivitet kaq i bukur, që tashmë po e kthejmë në një traditë dhe po e organizojmë. Të gjithë së bashku po krijojmë këtë traditë të bukur, duke zhvilluar këtë minikompeticion, i cili përtej vlerës së lojës në këtë moment, ka një rëndësi të madhe për solidaritetin që tregojmë ndaj kauzave që lidhen me vajzat dhe gratë.

Në Federatën e Futbollit punojmë shumë dhe me përkushtim për projekte, ide dhe strategji që kanë të bëjnë me politikat sociale dhe shtresat në nevojë. Ky është një nga ato aktivitete që organizojmë për 8 Marsin, për ditën e vajzave, për t’i inkurajuar dhe për të treguar se kemi nevojë për sa më shumë iniciativa dhe mesazhe të tilla.

Sot si gjithmonë, kemi vajzat e FSHF-së, vajzat e UN Women, vajzat gazetare, të cilat do të japin zërin e tyre nëpërmjet videove dhe promovimit. Shpresoj shumë që ky miniturne të kthehet në një festë të vërtetë për ditën e gruas dhe vajzës”, tha anëtarja e KE-së, Anila Basha.

Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney, në fjalën e saj të shkurtër theksoi se futbolli shërben për të dhënë mesazhin e paqes dhe barazisë.

“Është një ditë e bukur për të luajtur futboll. Ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe gratë që luajnë futboll – për paqe, për barazi dhe për t’u argëtuar”, tha Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney.

Turneu i futbollit u fitua nga gazetaret e sportit, të cilat morën edhe një kupë simbolike nga Federata e Futbollit.

ATSH

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…