Më shumë gra dhe vajza në mjedisin e biznesit inovativ

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj: Kjo tregon një ekosistem startup-i gjithnjë e më gjithëpërfshirës


Në thirrjen e grantit për mbështetjen e startup-eve të vitit 2025, 47% e aplikimeve erdhën nga sipërmarrëse gra dhe vajza, një rritje prej 8 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se kjo tregon një ekosistem startup-i gjithnjë e më gjithëpërfshirës, ku gratë po marrin më shumë hapësirë për të zhvilluar inovacionin dhe ndërtuar bizneset e së ardhmes.

Për thirrjen e grantit për mbështetjen e startup-eve të vitit 2025 aplikuan gjithsej 411 startup-e.

Përmes një fondi prej 300 milionë lekësh qeveria shqiptare, po mbështet ide dhe sipërmarrje që po ndërtojnë të ardhmen e ekosistemit në Shqipëri.

Burimi ATSH

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…