Hoxha pret Gonzaton: Diskutuam mbi masat e marra për të garantuar një proces zgjedhor të sigurt

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha është takuar sot me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Gjatë takimit, siç bëri të ditur Hoxha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, është diskutuar “mbi masat e marra për të garantuar një proces zgjedhor të qetë e të sigurt”.

“Theksova angazhimin e Gjendjes Civile dhe Policisë së Shtetit për përmbushjen e detyrimeve, sipas Kodit Zgjedhor”, nënvizon Hoxha.

Hoxha thekson më tej se “gjithashtu, folëm mbi progresin e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, si dhe rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe kundër paligjshmërisë në tërësi”.

“Shqipëria po ecën me vendosmëri drejt anëtarësimit në BE”, e përmbyll reagimin Hoxha.

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…