Përmetari Besim Çaushi, skulptori i famshëm në Greqi

Ai perfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Pekinit (Kinë) me veprën “Zeusi dhe Evropa” (bronz)


Skulptori përmetar, Besim Çaushi – prindërit e tij janë nga Leskaj i Malëshovës, babai i tij është Pëllumb  Çaushi  – është një ndër më të njohurit në Greqi dhe Qipro.

I lindur në 21 dhjetor të 1961 në Gjirokastër, skulptori Besim Çaushi, mbaroi në 1980 Liceun artistik ”Jordan Misja”, Tiranë dega skulpturë, specialiteti gdhendje guri dhe më pas falë talentit të tij më 1985 u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), në degën e skulpturës, specialiteti qeramikë.

Pas përfundimit të studimeve të larta, Besimi u kthye në vendlindjen e tij ku punoi deri në vitin 1991 si profesor skulpture dhe vizatimi në shkollën e mesme artistike “Siri Shapllo”. Gjatë këtyre viteve ai mori pjesë në të gjitha ekspozitat kombëtare dhe lokale. Vepra të ndryshme skulpturale janë të vendosura në disa institucione, muzeume, shkolla e parqe të Gjirokastrës.

Në vitin 1991 udhëtoi drejt vendit të artit antik vend që i dha një dimension tjetër si jetës personale ashtu edhe asaj profesionale. Krijimtaria e tij artistike u zhvendos tashmë midis Greqisë edhe Qipros. Ajo përfshin disa degë e zhanre, që nga skulptura dekorative e funksionale, miniaturë dhe deri të disa skulptura parku e monumente (në bronz dhe të gdhendura në gur). Shumë nga këto vepra janë vendosur në parqet e qytetit të Athinës dhe të Patrës.

Besimi ka marrë pjesë në disa ekspozita skulpture të cilat organizohen në Greqi. Falë profesionalizmit të tij si artist dhe dinjitetit njerëzor që e karakterizon, Besimi në vitin 2005 u bë anëtar i Organizatës së Arteve Pamore të Greqisë. Gjithashtui ai ka marrë pjesë në disa simpoziume skulpture në Greqi dhe Qipro.

Një nga veprat e njohura dhe më të suksesshme të tij janë monumenti “Rrëmbimi i Evropës” (bronz) i vendosur në një park të Athinës në Greqi, si dhe vepra tjetër “Paqe në Tokë” (bronz) vendosur në portin e qytetit Shën Napa në Qipro. Kjo e fundit është një vepër tepër simbolike pasi sic ka thënë edhe Nënë Tereza “paqja është detyrë e të gjithëve dhe nëse duam paqe në këtë jetë duhet të flasim për paqe, t’i thurrim lavde..”.

Edhe pse veprimtaria e tij është fokusuar në Greqi dhe në Qipro, Besimi nuk ka se si të mos ishte pjesë e përfaqësimit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Kështu në vitin 2015 ai perfaqësoi Shqipërinë në Bienalen e Pekinit (Kinë) me veprën “Zeusi dhe Evropa” (bronz).

 

Aktualisht, Besimi po punon në Lefkosia të Qipros për një kompleks skulpturash interieri dhe eksterieri në bronz.

(Marre nga faqja ne Facebook e Ambasades Shqiptare ne Greqi)

 

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…