“Urat e reja për Shqipërinë 2030”, Rama: Zhvillimi i pronës publike sipas modelit italian dhe spanjoll

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”.


Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e programit “Urat e reja për Shqipërinë 2030”. Një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale

Në aktivitet, që po zhvillohet në Tiranë marrin pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe drejtoresha ekzekutive e “Albanian Investment Corporation”, Elira Kokona. I pranishëm është edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Rama tha se, “ky është prezantim i i një faze të re e programit të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve të cilat do të japin mundësi që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejtë financiarisht edhe sektori publik”.

“Besoj që të gjithë i keni parasysh ende sot e gjithë ditën skelete fabrikash, apo ndërmarrjesh të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat tjetër përveç degradimit të mëtejshëm të këtyre aseteve”, tha Rama.

Ndërkohë që, shtoi Rama, “ne jemi sot këtu për të ndarë me ju një qasje tërësisht tjetër të bazuar në eksperiencat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, nisur posaçërisht nga eksperiencat e Italisë dhe të Spanjës, të cilat prej shumë e shumë vitesh kanë ngritur struktura të ngjashme me strukturën e Korporatës Shqiptare të Investimeve, ose siç e quajmë edhe ligjërisht Albanian Investment Corporation, struktura që janë pikërisht në dispozicion të sektorit publik dhe shërbejnë si ura shumë të fuqishme për ndërveprime dhe bashkëpunime komplekse me sektorin privat”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koordinimi për Euro U-21 dhe ligji i sponsorizimeve, Gonxhja takim me Dukën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka,…