Hafiz Ali Korça, kleriku dhe patrioti i madh shqiptar

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot arsimtarin e “Mësonjëtores shqipe”, hafiz Ali Korçën, për të cilin atdheu mbizotëronte mbi ndasitë.


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot arsimtarin e “Mësonjëtores shqipe”, hafiz Ali Korçën, për të cilin atdheu mbizotëronte mbi ndasitë.

 

Ishte pikërisht hafiz Ali Korça i cili në punimet e Kongresit të Manastirit mbështeti mendimin e françeskanit Gjergj Fishta.

Ali Korça, biri i Iljas efendiut, ka lindur në vitin 1866 në qytetin e Korçës. Mësimet e para i mori në vendlindje. Studimet e larta i kreu në Stamboll. Mbasi kreu studimet u kthye në vendlindje dhe filloi të jepte mësim në shkollën shqipe të Korçës, ku jepte gjuhë osmane, matematikë, shkrim dhe drejtëshkrim të gjuhës turke.

Zotëronte shumë mirë arabisht, persisht, osmanisht dhe frëngjisht. Në vitin 1890 emërohet mësues në shkollën rushdije të Korçës, dhe më mbas kaloi në shkollën idadije, ku dha lëndët gjeografi dhe matematikë. Në vitin 1903 u emërua mësues gjeografie dhe historie në shkollën idadije të Spartës në Anadoll. Ka marrë pjesë në Kongresin e Manastirit (1908) dhe në Kongresin e Dibrës (1909). Ka mbajtur fjalimin në gjuhën frënge, me ardhjen e Princ Vidit (1914). Në vitin 1916 ishte drejtori zyrës së arsimit për Tiranën, Durrësin dhe Shqipërinë e Mesme. Në periudhën 1918-1924 ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Sheriatit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet dhe vendosjen e diktaturës, haiz Ali Korça, për shkak të bindjeve dhe qëndrimit të tij, u burgos dhe u internua. Vitet e fundit të jetës i kaloi në vetmi, në Kavajë, ku ndërroi jetë më 7 janar 1957.

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…