Vota e diasporës, Celibashi: Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore

Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.


Afatet për regjistrimin e subjekteve ligjore për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm duhet të ndryshojnë, në mënyrë që mos të ketë pengesa për realizimin e votës së diasporës.

Kështu bëri me dije kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë seancës dëgjimore në për buxhetin e vitit 2025 në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili tha ka përgatitur shkresën për t’ua dërguar partive parlamentare.

“Shqetësim na ka dalë afati për regjistrimin e kandidatëve. Koha që ne duam për të marrë dhe dërguar fletën e votimit është 30-40 ditë vajtje-ardhje, kështu na është thënë nga operatorët, përfshirë dhe postën shqiptare. Duke marrë këtë të dhenë, paraqitem këtë shqetësim, ndoshta vlen që të paraqitet lista e kandidatëve. E kemi afatin shumë të shkurtër për kandidatët.

Duhet të ndryshojnë afatet e regjistrimit të subjekteve ligjore. Duhet që të përfundojë 40 ditë para datës së zgjedhjeve. E kemi sjellë si shqetësim, e kemi gati. Ja kemi bërë këtë shkresë partive parlamentare”- tha Celibashi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për…

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Ligji i ri i hap rrugën e krijimit të qendrave kulturore për diasporën

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin për Diasporën, i cili ridimensionon angazhimin e institucioneve publike për…