Ibrahimaj, takim me themeluesit e startup-eve fituese të “Grante 2024” në teknologjinë e informacionit

Shuma totale dhe burimi i fondeve të alokuara për thirrjen publike Grante2024 ishte 300 milionë lekë.


Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me themeluesit e startup-eve fituese të Grante 2024 në sektorin e teknologjisë së Informacionit.

Gjatë takimit ata ndanë me ministren Ibrahimaj projektet inovative dhe vizionin për zhvillimin e teknologjisë në vend.

“Teknologjia e Informacionit është një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe për fuqizimin e bizneseve, duke krijuar mundësi të reja për transformimin digjital të Shqipërisë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “e-Frutza, Solaris Nexus, Veriflot Assist, Navitics, VrapOn, Kineton Albania dhe LookUp janë startup-e që me mbështetjen totale prej 27,150,000 lekësh nga Grante 2024, po zhvillohen më tej dhe po kontribuojnë në përmirësimin e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri”.

Objektivi i programit Grante2024 është të stimulojë sipërmarrjen dhe krijimin inovativ të kompanive të bazuara në dije, nëpërmjet bizneseve startup të sektorit privat duke ofruar financim për projekte të orientuara nga tregu me potencial të lartë komercializimi dhe një model biznesi të shkallëzuar. Shuma totale dhe burimi i fondeve të alokuara për thirrjen publike Grante2024 ishte 300 milionë lekë.

Ky fond synon të ofrojë mbështetje financiare për fazën vendimtare të zhvillimit dhe të ndihmojë në krijimin e përmirësimeve substanciale në produkte, procese ose shërbime të reja dhe ekzistuese.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…