Kompania e prodhimit të armëve (KAYO) regjistrohet në QKB

Kompania KAYO do të drejtohet nga një bord me 7 anëtarë, teksa administrator do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


Kompania e prodhimit të armëve (KAYO) është regjistruar sot në Qendrën Kombëtare të Bizneseve. Data e themelimit të kompanisë është 24 shtatori 2024, teksa zotëruese është Ministria e Mbrojtjes.

Kompania KAYO do të drejtohet nga një bord me 7 anëtarë, teksa administrator do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

KAYO ka një kapital fillestar prej 150 milionë lekësh.

Shoqëria KAYO ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake.

Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë.

Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake.

Ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik.

Prodhimi dhe furnizimi për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare.

Ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre. Mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj. Nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit.

Bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj.

Financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre

Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, KAYO do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Jaupaj mbledh Këshillin Kombëtar të Faunës, konkretizohen hapat për zbatimin e ligjit për Gjuetinë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ka mbledhur një ditë më parë Këshillin Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj mbledh Këshillin Kombëtar të Faunës, konkretizohen hapat për zbatimin e ligjit për Gjuetinë

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ka mbledhur një ditë më parë Këshillin Kombëtar të Faunës u vendos në fokus zbatimi…