“Goodbey, Lindita”, shfaqje teatrale e suksesshme e regjisorit shqiptar në Greqi

Ambasadorja Luela Hajdaraga ndjek shfaqjen në Teatrin Kombëtar të Greqisë. Përgëzon aktorin dhe regjisorin Mario Banushi.


Rikthehet shfaqje teatrale “Goodbye, Lindita”, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, e artistit të ri shqiptar Mario Banushi, njëherësh edhe aktor.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e cila ndoqi me shumë interes shfaqjen, shprehu vlerësim të thellë për punën artistike të regjisorit dhe për performancën mbresëlënëse.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin e shfaqjes teatrale “Goodbye, Lindita” 🎭 në Teatrin Kombëtar të Greqisë, të artistit të ri shqiptar Mario Banushi.

👉🏻 Regjisori dhe aktori Mario Banushi frymëzohet nga e kaluara e Ballkanit, nga zakonet dhe traditat mortore të shumë vendeve për të krijuar një shfaqje me fokus humbjen, duke e kthyer në një përrallë moderne, një parabolë për jetën pas vdekjes së një personi të dashur.

📌Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e cila ndoqi me shumë interes shfaqjen, shprehu vlerësim të thellë për punën artistike të regjisorit dhe për performancën mbresëlënëse 👏🏻, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

✔️ “Goodbye, Lindita”, duke filluar nga data 16 tetor 2024, do të shfaqet në skenën qëndrore të Teatrit Kombëtar të Greqisë (Adresa: Agiou Konstantinou 22, Athinë).

ℹ️ Për më shumë informacion mbi shfaqjet, mund të vizitoni faqen zyrtare: https://www.n-t.gr/el/events/goodbye_Lindita_epanalipsi

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

E marta e shenjtë e Shna Ndout, Rama ndan pamje nga Kisha e Laçit

E marta e çdo jave që prej 17 marsit e ka kthyer kishën e Shna Ndout në Laç, në epiqendër…