Kryenegociatorja Dhuka: 118 masa reformuese për përmirësimin e demokracisë dhe funksionimit të institucioneve

Komisioni për Çështjet Evropiane shqyrtoi sot draft-udhërrëfyesin “Për funksionimin e institucioneve demokratike”.


Komisioni për Çështjet Evropiane shqyrtoi sot draft-udhërrëfyesin “Për funksionimin e institucioneve demokratike”.

E pranishme në Komision për të prezantuar këtë draft udhërrëfyes ishte Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka, e cila u shpreh se ky udhërrëfyes ka në qendër Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

“Ai parashikon 118 masa reformuese për përmirësimin e demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve, nga të cilat 59 masa kanë lidhje me përmirësimin dhe mirëfunksionimin e Kuvendit’, tha Dhuka.

Ministrja shtoi se, grupi i dytë i masave dhe reformave që trajton udhërrëfyesi është i lidhur me procesin zgjedhor dhe çështja e tretë është roli i shoqërisë civile, si në procesin ligjbërës, politikbërësit, por dhe në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

“Ky udhërrëfyes është një dokument strategjik dhe poltikbërës i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Dhuka.

Kryenegociatorja shtoi se, “institucionet kryesore, të cilat janë të përfshira në hartimin e tij, por dhe mbi të gjitha në zbatimin e tij, janë Kuvendi, çështjet e lidhura me funksionimin e Kuvendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Autoriteti i mediave Audiovizive, Ministria e Mbrojtjes Sociale, sa i përket politikbërjes në fushën e shoqërisë civile, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, Agjencia për Mbështetjen e Pushtetin vendor, Ministria e Financave dhe një numër institucionesh të tjera”.

Dhuka theksoi se, sa i përket funksionimit të Kuvendit, angazhimet vijnë pas përfundimit të procesit të diagnozës me BE-në, i njohur ndryshe në gjuhën e negociatave si screening, ku dhe ekipi i Kuvendit ka marrë pjesë, si pjesë e ekipit kombëtar të negociatave në Bruskel.

“Është bërë një analizë e thelluar për të identifikuar hapësirat e reja të përmirësimit dhe reformimit të funksionimit të Kuvendit dhe Shqipëria po merr përsipër, duke filluar nga ky diskutim me ju sot, një numër angazhimesh në këtë drejtim”, tha Dhuka.

Sa i përket funksionimit të Kuvendit, Dhuka theksoi se, angazhimet shtrihen së paku në 3 drejtime.

“Së pari janë një numër masash reformuese që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien. Së dyti, janë masa të lidhura me forcimin e integritetit të deputetëve të Kuvendit dhe të Kuvendit si organi përfaqësues. Dhe së treti lidhen me efektivitetin e punës së Kuvendit”.

Sa i përket masave në lidhje me me transparencën dhe llogaridhënien, Dhuka tha se, “merren angazhime në lidhje me përmirësime të mëtejshme të Kodit të Sjelljes dhe Rregullores së Kuvendit, sidomos bashkëveprimit edhe më të madh në lidhje me shoqërinë civile, duke qenë se Kuvendi drejton platformën e dialogut mbarëkombëtar për integrimin evropian”.

Dhuka nënvizoi se, “ka një numër masash që lidhen me optimizmin e proceseve për emërimet e institucioneve të pavarura dhe përshpejtimin e emërimeve në disa raste. Masa të lidhura me forcimin e kontrollit postlegjislativ të Kuvendit, sidomos sa i përket akteve normative”.

Kryenegociatorja shtoi se, “një numër masash shkojnë në drejtim të modernizimit përmes dixhitalizimit, sistemeve dixhitale, siç është sistemi i legjislacionit elektronik, i cili duhet të jetë plotësisht në punë, angazhimi është marrë deri në vitin 2028 me qëllim që të përmirësohet transparenca e proceseve”.

Në lidhje me integritetin e deputetëve, Dhuka theksoi se, parashikohen një numër masash që kanë të bëjnë me standardet etike dhe parandalimin e konfliktit të interesit dhe incidencës së korrupsionit ndaj të zgjedhurve, deputetëve.

“Shqipëria do ta forcojë legjislacionin në këtë drejtim. Përmes këtij udhërrëfyesi, Shqipëria angazhohet të ratifikojë Konventën e OECD-së për luftimin e ryshfetit. Mendohet ta bëjmë këtë deri në vitin 2027. Rritet transparenca në lidhje me masat disiplinore ndaj të zgjedhurve, duke parashikuar informacionin e publikuar deri në vitin 2025 në faqen e Kuvendit. Parashikohen masa në lidhje me sesione informuese për deputetët e rinj sa i përket integritetit, konfliktit të interesit. Do të hartohet një metodologji e parandalimit dhe identifikimit për këtë qëllim të riskut të korrupsionit dhe rritja e kapaciteteve të ekipit të Kuvendit për ta identifikuar atë herët në kohë dhe për ta parandaluar. Standardet etike përmirësohen edhe më tej, sidomos duke pasur në konsideratë vlerësimin preventiv, pra parandalimin e korrupsionit , konfliktit të interesit dhe ngjashëm të të zgjedhurve”, tha Dhuka.

Lidhur me efektivitetin e punës së Kuvendit, Kryenegociatorja u shpreh se, parashikohen një numër masash të forcimit të kuadrit legjislativ.

“Fokusi është sidomos përmirësimi i marrëdhënieve me Parlamentin Evropian. Sigurisht do të intensifikohen marrëdhëniet me PE-në. Teksa Shqipëria i afrohet anëtarësimit në BE, ushqen aspiratën që dhe Kuvendi të njohë edhe më shumë aktivitetin e PE dhe gjithashtu kemi interes të fillojmë të marrim pjesë sigurisht si vëzhgues në Komisione për të njohur më nga pranë dhe për të konsoliduar aftësitë e përfaqësimit në të ardhmen e afërt ku Shqipëria do të përfaqësohet si anëtare edhe në PE”, tha Dhuka.

Sa i përket grupit të dytë të masave, Dhuka shtoi se janë ato që lidhen me procesin zgjedhor.

“Kuvendi është në qendër të kuadrit politikbërës dhe ligjor përmes Kodit Zgjedhor dhe më gjerë të procesit zgjedhor. Mbetet i rëndësishëm sigurisht edhe roli i KQZ-së dhe AMA-s sa i përket transparencës së procesit zgjedhor”, tha Dhuka.

“Në lidhje me procesin zgjedhor parashikohen masa në 3 drejtime. Në lidhje me zgjedhjet e lira dhe të ndershme ka disa masa, së pari ato që kanë të bëjnë me garantimin e votës së diasporës, nismë e cila tashmë është realizuar, është përmbushur nga Shqipëria. Së dyti, mbi zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, deri në vitin 2030, por në mënyrë graduale çdo vit. Dhe gjithashtu një numër masash që kanë të bëjnë me modernizimin e sistemit zgjedhor përmes dixhitalizimit të procesit zgjedhore, por dhe edukimit të votuesve në lidhje me numërimin e votave, numërimin elektronik etj”, tha Dhuka.

“Drejtimi dytë në lidhje me procesin zgjedhor ka të bëjë me median, rolin e medias në fushatën zgjedhore. Sigurisht parashikohen një numër ndryshimesh ligjore me vlerë dhe të rëndësishme. Së pari janë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për mundësitë e barabarta të partive politike dhe të gjitha palëve pjesëmarrëse në proces për të aksesuar median, por fokus do t’i jepet edhe vëzhgimit të medias sociale. Shqipëria është angazhuar që të përmirësojë legjislacionin në lidhje me median sociale deri në vitin 2026. Kjo edhe si rezultat i miratimit të Rregullores së BE-së, Akti i Shërbimeve Dixhitale, që vendos rregulla të përgjithshme për vendet anëtare dhe vendet negociuese si ne dhe kërkon përafrimin në lidhje me median sociale”, tha Dhuka.

Sa i përket çështjes së tretë të financimit të partive politike, Dhuka u shpreh se, “parashikojmë që të ndryshojnë rregullat për donacionet, transparenca e llogarive si dhe mbikëqyrja në lidhje me financimin në përgjithësi të donacioneve, po dhe financimin e partive politike. KQZ-ja do të dixhitalizojë procesin e raportimit të financimit dhe publikimin e të dhënave në kohë reale brenda vitit 2025. Për këtë do të ngrihet një platformë dixhitale e cila i raporton automatikisht të dhënat”, tha Dhuka.

(ATSH)

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor