Rama: Marrëdhëniet me popullin hebre pjesë e historisë sonë krenare


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, se “Shqipëria është një mbështëse mjaft e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekje të mundshme për të sjellë në shtëpi pengjet e për të nisur një proces të ri për të mirën e të gjithë njerëzve”.

Nga ana tjetër, Rama tha se kemi qenë, jemi e do të vazhdojmë të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme e mënyre antisemitizmi, po kështu kundër çdo lloj shprehje intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve.

“Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë e do të jemi të pirur ta forcojmë”, tha ai.

Ndërkohë, Rama tha se jemi këtu krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë a sipërmarrës, artistë, shkrimtarë, qofshin njerëz që merren me teknologji të lartë apo qoftë ata në moshë më të vjetër që duan të kenë shtpinë e tyre këtu në zemër të Europës.

“Me dy dete, rrethuar nga shumë lumenj, në një natyrë ku gjen gjithçka brenda një hapësire shumë të vogël të një vendi po kaq të vogël sa Shqipëria”, tha ai.

Duke u ndalur te bashkëpunimi ekonomik, Rama theksoi se midis dy vendeve ka një potencial të jashtëzakonshëm për t’u zhvilluar me shpejtësi. “Arritjet janë mjaft inkurajuese dhe të dukshme, por mund të bëjmë shumë më tepër”, shtoi ai.

Në përfundim, kryeministri vlerësoi se Presidentin e Izraelit ka pasur privilegjin ta njoh shumë kohë më parë kur ishte në llogoret e politikës së ditës në Izrael.

“Është një kënaqësi e vërtetë të kesh mundësi të ulesh me të, ta dëgjosh e të mësosh prej tij. Një njeri mjaft i mençur, i shquar, me përvojë,i cili ka në zemër miqësinë me Shqipërinë e popullin shqiptar.Pas kësaj vizite do të jetë më i motivuar që të rrisë edhe më shumë forcimin e kësaj marrëdhënie të rëndësishme”, tha Rama.

“Jemi sigurisht shumë të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit e populli i Palestinës jetojnë është absolutisht shumë e rëndë dhe diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet dhe se lufta e fitorja kundër terrorit është shumë më e vështirë se sa mund të duket nga larg”, tha Rama.

Rama vlerësoi se marrëdhëniet me popullin hebre janë pjesë e historisë krenare të vendit tonë.

“Ato kanë shkruar një faqe shumë të bukur në historinë e botës duke qenë vendi europian i vetëm që kishte më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore se sa më parë. Jemi shumë krenarë që paraardhësit tanë, qofshin myslimanë a të krishterë, kapërcyen çdo lloj kufizimi fetar apo të një lloji tjetër dhe mbrojtën hebrenjtë dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria u bë një vend ku ndryshe nga vende të tjera hebrejtë nuk largoheshin por vinin të gjenin miqësi, strehë e mbrojtje.

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.