Nufi takon zyrtarin e lartë të Pentagonit: Angazhim i palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi sot një takim në Uashington, me zyrtarin e lartë të Pentagonit, Elbridge A. Colby.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat strategjike që po formësojnë mjedisin e sigurisë euroatlantike.

Nufi vlerësoi se partneriteti mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara mbështetet në vlera të përbashkëta, besim të ndërsjellë dhe një angazhim të palëkundur për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen kolektive.

“Në një mjedis sigurie gjithnjë e më kompleks, koordinimi i ngushtë mes aleatëve mbetet thelbësor për mbrojtjen e interesave tona të përbashkëta dhe forcimin e sigurisë transatlantike”, u shpreh Nufi.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se Shqipëria vlerëson thellësisht lidershipin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si një aleate e besueshme në NATO, duke kontribuuar për një Aleancë më të fortë, më të sigurt dhe më kompakte.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…