Gogu: Amnistia penale, ligj që mbron sigurinë publike dhe respekton reformën në drejtësi

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 84 vota ligjin për dhënien e amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 466 persona, ndërsa për 869 të tjerë ulet masa e dënimit.


Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me 84 vota ligjin për dhënien e amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 466 persona, ndërsa për 869 të tjerë ulet masa e dënimit.

Në një reagim pas votimit, ministri i Drejtësisë Toni Gogu u shpreh se “ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji”.

“Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve. Ligji për dhënien e amnistisë u miratua me 84 vota pro”, tha ai.

Sipas Gogut, shteti duhet të jetë i aftë jo vetëm të ndëshkojë kur është e nevojshme, por edhe të vlerësojë momentin kur ndëshkimi ka përmbushur qëllimin e tij.

Ministri Gogu theksoi se amnistia përfaqëson një qasje të balancuar të shtetit ndaj drejtësisë, duke synuar riintegrimin shoqëror dhe forcimin e besimit në institucionet ligjzbatuese.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…