Rama: Të harmonizuar 100% me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024


Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024. Gjatë një bisede me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Pragë, Rama foli për rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Rama tha se, “për Shqipërinë është shumë e qartë, ne jemi tërësisht pa asnjë rezervë, duke qenë se ne të gjitha i bëjmë pa rezervë. Edhe kur shkuam në drejtimin e gabuar gjatë gjithë kohës, e bëmë pa rezerva. Këtë bëjmë dhe nuk jemi eurokratë të mirë, ne jemi europianë, por jemi shqiptarë. Pa rezervë duam të bëhemi anëtarë të BE. Pa rezervë jemi harmonizuar 100% me politikën e jashtme të BE. Pa asnjë rezervë jemi anëtarë të NATO-s, e po kështu pa asnjë rezervë, jemi kundër agresionit rus në Ukrainë”.

Sipas Ramës, “ne jemi një vend, ku në përgjithësi është shumë e qartë kudo të shkosh, nga taksisti, deri tek gjithkënd tjetër se ku përkasin, ndërkohë që nuk vlen kjo për të gjithë rajonin. Popullariteti i Vladimir Putinit në Shqipëri është nga 1 deri në 1 pikë pak përqind, ndërkohë që ka vende të tjera në rajon ku Vladimir Putin është më popullor sesa Joe Biden apo Kamala Harris. Çështja është, si ta sjellim gjithë këtë klub, si ta bëjmë bashkë këtë rajon, si ta mbajmë të bashkuar dhe integrojmë plotësisht në BE, që nënkupton, ta integrosh plotësisht me parimet dhe vlerat europiane, por po kështu edhe me BE dhe sigurisht në mënyrën euroatlantike të të parit të marrëdhënieve me jashtë dhe kjo nuk është detyrë e lehtë”.

Lexo më shumë nga

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marta Kos: BE të gjejë një mënyrë që anëtarët e rinj të na bashkohen

BE-ja duhet të ndryshojë rregullat e saj për të mundësuar një valë të re vendesh që të bashkohen, tha sot…