Policia e Shtetit, thellim të bashkëpunimit me homologët spanjollë

Shqipëria do të jetë pjesë e projektit pilot të Bashkimit Evropian në luftën kundër krimit.


Shqipëria do të jetë pjesë e projektit pilot të Bashkimit Evropian në luftën kundër krimit. Lajmi u bë i ditur nga Komisioneri i Përgjithshëm të Policisë Gjyqësore të Policisë Kombëtare të Spanjës, Luis Fernando Pascual Grasa, i cili zhvilloi të enjten në Tiranë një takim me zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në takim morën pjesë edhe drejtori i Brigadës Qendrore kundër Krimit të Organizuar, Oficeri Ndërlidhës për Shqipërinë dhe Bullgarinë, dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë Spanjolle në Ambasadën Spanjolle në Shqipëri. Takimi u fokusua në diskutimin mbi bashkëpunimin e deritanishëm, çështjet në interes në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe mundësitë për zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen përmes implementimit të projekteve rajonale.

Bizhga vlerësoi bashkëpunimin me autoritetet spanjolle dhe theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes së fundit mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Spanjës do të përforcojë bashkëpunimin operacional në luftën kundër krimit, veçanërisht narkotikëve. Ai evidentoi sukseset e arritura në operacionin “NOMADA” dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi do të thellohet më tej.

Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, vlerësoi suksesin e bashkëpunimit dhe nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit në kohë reale për të ndihmuar hetimet dhe për të ndarë informacionet për shtetas shqiptarë në hetim në Spanjë.

Komisioneri Pascual Grasa shprehu falënderimet për bashkëpunimin dhe vlerësoi marrëveshjen e fundit si një hap të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit. Ai dhe Drejtori i Brigadës Qendrore kundër Krimit të Organizuar informuan për një projekt pilot të BE-së për luftën kundër krimit, ku do të përfshihet edhe Shqipëria.

Në përfundim, palët u shprehën se bashkëpunimi mes vendeve është një detyrim për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, dhe theksuan rëndësinë e hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta si dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Zv/drejtori i Policisë Bizhga ritheksoi se Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë një partner serioz, profesional dhe i besuar për Spanjën dhe partnerët e tjerë. (ATSH)

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.