E shtuna festive në Pazarin e Ri

Bashkia Tiranë ftoi qytetarët të mos humbasin aktivitetet e përgatitura me muzikë e atmosferë fantastike, të cilat do të nisin prej orës 10:00 e do të vazhdojnë deri në 15:00.


E shtuna do të jetë festë në Pazarin e Ri të Tiranës. Bashkia Tiranë ftoi qytetarët të mos humbasin aktivitetet e përgatitura me muzikë e atmosferë fantastike, të cilat do të nisin prej orës 10:00 e do të vazhdojnë deri në 15:00.

Këtë të shtunë, Merkata e Gjelbër do të kthehet në një skenë të gjallë dhe energjike me një festë të veçantë muzikore që do të zgjasë gjatë gjithë ditës. DJ të njohur do të performojnë, duke ofruar ritme të ndryshme që do të krijojnë një atmosferë unike.

Në mes të tregut, të rrethuar nga aromat dhe ngjyrat tradicionale, do të keni mundësinë të shijoni një miks unik të muzikës moderne dhe kulturës tradicionale. Ky eveniment është një mundësi e shkëlqyer për të kaluar një ditë të bukur me miqtë dhe familjen tuaj, duke shijuar muzikën dhe atmosferën e veçantë të Pazarit të Ri.

Oriental Vibe në Pazarin e Ri do të nisë me performancën e On.Play, me pas do të vazhdojnë Xixavega nga Franca dhe në fund do të performojë Xola.

Bashkia bëri me dije se do të jetë një ditë plot ritme, energji dhe kënaqësi.

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…