Rama: Nis zyrtarisht sezoni i jahteve në Durrës

Kryeministri: “ArtExplorer” premton surpriza edhe për vitin e ardhshëm


Jahti “ArtExplorer” ka vizituar ditët e fundit qytetin bregdetar të Durrësit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky jaht, i cili do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse.

“Nga Durrësi nis zyrtarisht edhe sezoni i jahteve, me “ArtExplorer” që ka vizituar këto ditë bregdetin tonë duke premtuar surpriza për vitin e ardhshëm, kur do të rikthehet sërish si një ekspozitë lëvizëse me perlat artistike nga Muzeu i Luvrit në Francë, e që patjetër Durrësi s’ka si të mungojë në itinerarin e Mesdheut”, shkruan Rama.

“ArtExplorer” është ndërtuar nga fondacioni artistik “Art Explora”. Ai është projektuar nga arkitektët Axel de Beaufort dhe Guillaume Verdier dhe është 47 metra i gjatë dhe 55 metra i lartë.

Anija u ndërtua në kantierin detar Perini Navi në Itali. Ajo mund të strehojë 2000 njerëz në bord çdo ditë dhe ofron një ekspozitë të projektuar me bashkëpunimin e jashtëzakonshëm të Muzeut të Louvre.

Begaj pret zyrtarin e lartë amerikan, theksohet bashkëpunimi në sundimin e ligjit

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti sot drejtorin e Zyrës për Evropën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret zyrtarin e lartë amerikan, theksohet bashkëpunimi në sundimin e ligjit

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj priti sot drejtorin e Zyrës për Evropën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të…