Gogu, takim me studentë: Mbështetje të miturve për të mos u kthyer më tek gabimet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot një qasje të re në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, duke vendosur në qendër drejtësinë restauruese si alternativë ndaj ndëshkimit tradicional.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi sot një qasje të re në trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, duke vendosur në qendër drejtësinë restauruese si alternativë ndaj ndëshkimit tradicional.

Gjatë një takimi me studentë të shkencave sociale, ai theksoi se një vepër penale nuk është vetëm shkelje e ligjit, por një dëm konkret ndaj njerëzve dhe komunitetit.

“Një i mitur që vetëm ndëshkohet mund të rikthehet te gabimi. Një i mitur që përballet me pasojat dhe mbështetet për të ndryshuar, ka një shans real për të mos u kthyer më aty”, u shpreh ai.

Ministri nënvizoi se Shqipëria tashmë ka një kuadër modern ligjor përmes Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, por sfida kryesore mbetet zbatimi praktik dhe i njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes drejtësisë, shkollës, familjes dhe komunitetit, duke theksuar se drejtësia restauruese nuk mund të funksionojë vetëm si procedurë ligjore, por si mekanizëm social.

“Drejtësia nuk është vetëm ndëshkim. Është aftësia për të riparuar dëmin dhe për t’i dhënë një mundësi të dytë”, përfundoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro dënon dhunën e të rinjve ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu dhe fjala, e vetmja rrugë

Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar…

Global 360

Shiroka-Pula me thirrje për shqiptarët e Luginës: Bashkë në listë dhe bashkë në votim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro dënon dhunën e të rinjve ndaj Ministrisë së Arsimit: Dialogu dhe fjala, e vetmja rrugë

Ministrja Mirela Kumbaro ka reaguar sot pas dhunës së ushtruar nga protestuesit ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke theksuar…