“E vërteta rreth së ashtuquajturës ‘liri e fjalës’ në ShBA”

Të enjten u publikua raporti “E vërteta rreth së ashtuquajturës ‘liri e fjalës’ në ShBA”


Të enjten u publikua raporti “E vërteta rreth së ashtuquajturës ‘liri e fjalës’ në ShBA”. Raporti, me një numër të madh faktesh, zbulon çfarë është “liria e fjalës” e ShBA-së dhe çfarë ka bërë e çfarë qëllimi ka ShBA-ja për sa i përket përhapjes kudo në botë të “lirisë së fjalës”.

Në raport vihet në dukje se Shtetet e Bashkuara janë vetëquajtur si shembull i “lirisë së fjalës”, por kanë zbatuar prej kohësh standarde të dyfishta, për të mbuluar manipulimin politik dhe padrejtësinë shoqërore nëpërmjet përdorimit të parullave boshe politike dhe maskave morale hipokrite nën pretekstin e së ashtuquajturës “liri e fjalës”. Në ShBA, kundëvëniet politike shkelin lirinë e fjalës, ndërhyrjet politike në lajme kërcënojnë lirinë e fjalës dhe mediat sociale shkelin lirinë e fjalës. Në botë, ShBA-ja fantazon të manipulojë opinionin ndërkombëtar, duke përdorur hegjemoninë dhe ngacmimin për të penguar demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përdorur shpifje e thashetheme për të njollosur dhe minuar mjedisin e opinionit publik ndërkombëtar.

Në raport përmenden raste të veçanta.

1. Realiteti i lirisë së fjalës në ShBA nuk përputhet me vlerësimin e saj për veten. Në vitin 2022, një sondazh kombëtar i kryer bashkërisht nga “New York Times” dhe Kolegji i Sienës tregoi se 66 % e të pyeturve nuk besonin që amerikanët gëzojnë lirinë e fjalës dhe 8 % e tyre gjithashtu besonin se amerikanët nuk kishin asnjë liri fjale.

2. ShBA-ja shkel lirinë e fjalës brenda vendit. Qeveria amerikane manipuloi informacionin rreth epidemisë dhe shtypi zërat që thanë të vërtetën. Helen Y. Chu, një mjeke që paralajmëroi e para për përhapjen e epidemisë së COVID-19 në ShBA dhe raportoi rezultatet e saj të testimit, u detyrua të heshtte. Kapiteni Brett Crozier, i cili tregoi situatën e vërtetë të epidemisë në aeroplanmbajtësen “USS Theodore Roosevelt”, u pushua nga puna. Kishte gjithashtu edhe disa punonjës të Departamentit të Shtetit e të Departamentit të Mbrojtjes që guxuan të tregonin të vërtetën, që u pushuan nga puna. Ndërsa eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci “u zhduk” shume herë nga sytë e publikut.


Foto: VCG

3. ShBA-ja manipulon lirinë e fjalës jashtë vendit. Mediat amerikane i raportojnë ngjarjet në mënyrë të njëanshme dhe japin lajme keqdashëse lidhur me Kinën. Media amerikane e përshkroi tërheqjen e institucioneve arsimore amerikane nga renditja botërore e universiteteve si një “lëvizje të drejtë për t’i rezistuar tiranisë së shtypjes të arsimit të lartë”, por tërheqjen e disa universiteteve kineze nga renditja botërore e njoftoi si “mbyllje e derës së Kinës” në fushën shkencore. Disa politikanë dhe media amerikane e denoncuan rrethimin nga populli amerikan të “Kapitol Hill”-it lidhur me zgjedhjet presidenciale si një trazirë, por e interpretuan dhunën e ndodhur në rrugët e Hong-Kongut si “ndjekje e demokracisë dhe lirisë” dhe si “peizazh i bukur”.

Në raport theksohet se në ShBA praktikohet një variant i lirisë së fjalës për politikanët vendas e grupet e interesit, dhe një tjetër për njerëzit e zakonshëm, praktikohet një standard thëniesh e veprimesh për vetveten dhe një standard tjetër për vendet e tjera.

ShBA-ja akuzon pa bazë vendet e tjera për përhapjen e “informacionit të rremë”. Por ajo është vetë burimi i lajmeve të rreme dhe komanda e “luftës mendore” në botë.(Zhang Yan/Artan)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Balla: Nuk ka amnisti të përvitshme

Ministri i Brendshëm: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Nuk ka amnisti të përvitshme

Ministri i Brendshëm: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia.