Rama i përgjigjet përfaqësuesit grek në Bruksel për Belerin: Respektoni drejtësinë e një vendi sovran

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Greqia të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë së një vendi tjetër.


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga Greqia të mos ndërhyjë në çështjet e drejtësisë së një vendi tjetër.

Kreu i qeverisë Rama, duke iu përgjigjur në Bruksel, Sakis Ioannidis, përfaqësues i Greqisë në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian/Anëtar i Administratës Qendrore të Ekonomisë, tha se çështja Fredi Belerit, kryetar i Zgjedhur në Bashkinë e Himarës, por për të cilin SPAK kërkon 2 vite e 6 muaj burg për blerje votës, i takon drejtësisë shqiptare, dhe Greqia duhet të respektojë drejtësinë e një vendi sovran, siç është Shqipëria.

“Jam i detyruar të reagoj ndaj ndërhyrjes nga kolegu grek, i cili e bëri Shqipërinë të dukej si të ishte Siberia dhe që dikush në Siberi po mbahet peng nga një regjim mizor e i përgjakshëm vetëm sepse është shtetas grek. Kjo duhet të jetë arsye për të alarmuar botën se Shqipëria nuk është Shqipëria, por është Siberia”, tha Rama.

“Më duhet të përgjigjen shumë thjeshtë. Kjo mënyrë për ta parë çështjen është krejt delirante, nuk ka të bëjë aspak me realitetin dhe nëse do të kishte një grimcë të vërtete në të gjithë këtë shpërthim, a besoni se ky qytet do të kishte qëndruar në heshtje e nuk do të kishte thënë asnjë fjalë? Pra, nuk do të kishte pasur as një fjalë, as nga Komisioni Europian, as nga Këshilli Europian, as një fjalë nga shtetet e tjera anëtare?”, u shpreh Rama.

“Kjo është vetëm kaq, një çështje e drejtësisë në një vend sovran ku reforma në drejtësi ka qenë reforma më e lëvduar nga Bashkimi Europian dhe ku më së fundmi askush në Shqipëri nuk është mbi ligjin, qoftë i pasur apo i varfër, qoftë politikan apo qytetar i zakonshëm, qoftë shtetas shqiptar apo grek dhe nuk ka asnjë arsye për ta sjellë gjithë këtë dramë e traumë ballkanike në Bruksel sepse tingëllon shumë, shumë larg asaj çka e bën Bashkimin Europian atë që është”, tha Rama.

“Më duhet t’i garantoj kolegut grek dhe çdo greku që mendon po njësoj që nuk ka asgjë të tillë. Kjo është thjesht një çështje e drejtësisë dhe drejtësia do të japë përgjigjen, më në fund. Mësoni të respektoni drejtësinë në vendin tuaj dhe në çdo vend të Bashkimit Europian dhe të hemisferës europiane”, replikoi Rama.

(Marrë nga ATSH)

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…

Global 360

Premiera e filmit “Melania” bashkon Kosovën me ekranet e botës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar premierën botërore të filmit “Melania” si një ngjarje të veçantë kulturore, e cila…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Ekspertë të BE, vizitë këshillimore për emergjencat civile

Gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria priti një mision këshillimor të mbrojtjes civile për zjarret në pyje, të udhëhequr nga…