Kina mbështet një rend multilateral për mirëqeverisje afatgjatë

Pjesëmarrja e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror duhen parë si pjesë e pikturës së madhe globale dhe përpjekjeve të Kinës për paqe dhe siguri në nivel transnacional.


Nga Dr. Enriko Ceko

Kryeministri kinez, Li Qiang është duke vizituar Evropën. Në turneun e radhës ai mbajti një fjalim të rëndësishëm në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku në themel të fjalës së tij qëndron ideja e mbështetjes së multilateralizmit në mënyrë të vendosur si një model për një bashkëqeverisje afatgjatë.

Në fakt tema e zgjedhur për Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror është “Rindërtimi i besimit”, temë “tërësisht në përshtatje me shqetësimet e njerëzve”, tha kryeministri i Kinës gjatë fjalës së tij në forumin e organizuar nga Klaus Schwab (themeluesi dhe drejtor ekzekutiv i WEF), dhe ne e dimë fare mirë se “besimi vjen nga aspirata jonë e përbashkët për një të ardhme më të mirë për njerëzimin dhe nga vullneti ynë i përbashkët për të punuar së bashku për të”, theksoi më tej Li.


Kryeministri kinez, Li Qiang mbajti një fjalim të rëndësishëm në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror/Xinhua

Duke ju referuar presidentit kinez, Xi Jinping, “(1) bota tashmë ka hyrë në një periudhë të re turbulence dhe transformimi, megjithatë (2) drejtimi i përgjithshëm i zhvillimit dhe përparimit njerëzor nuk do të ndryshojë, (3) dinamika e përgjithshme e historisë botërore që ecën përpara mes kthesave nuk do të ndryshojë, dhe (4) tendenca e përgjithshme drejt një të ardhmeje të përbashkët për komunitetin ndërkombëtar nuk do të ndryshojë”, dhe për këtë, “të tëra palët (a) duhet të hedhin poshtë paragjykimet, (b) të kapërcejnë ndarjet, (c) të trajtojnë njëra-tjetrën me sinqeritet, (d) të ecin në të njëjtin drejtim dhe (e) të punojnë së bashku për të zgjidhur mungesën e besimit”, theksoi më tej kryeministri kinez.

Në këtë takim, kryeministri i Kinës, Li Qiang, bëri një propozim prej disa pikash për (1) rindërtimin e besimit, (2) forcimin e bashkëpunimit dhe (3) nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike globale, duke:

1. Forcuar koordinimin e politikave makroekonomike.

2. Ruajtur e vendosur një sistem tregtar shumëpalësh.

3. Ndërtuar sinergji më të madhe për rritjen ekonomike botërore.

4. Forcuar koordinimin dhe ndarjen industriale ndërkombëtare e punës.

5. Promovimin në mënyrë të palëkundur të liberalizimit dhe lehtësimit të tregtisë dhe investimeve.

6. Ruajtur në mënyrë efektive stabilitetin dhe rrjedhje e qetë të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit global.

7. Forcuar shkëmbimet globale dhe bashkëpunimin në shkencë e teknologji.

8. Punuar së bashku për të krijuar një mjedis të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për zhvillimin shkencor dhe teknologjik, për të thyer barrierat që kufizojnë qarkullimin e faktorëve të inovacionit.

9. Bashkëpunuar për zhvillimin e gjelbër, pasi vendet në mbarë botën duhet të heqin barrierat e ndryshme në këtë fushë, të punojnë së bashku për transformimin e gjelbër, të mbështesin parimin e përgjegjësive të përbashkëta dhe të diferencuara dhe të trajtojnë në mënyrë aktive ndryshimet klimatike globale.

10. Forcuar bashkëpunimin Veri-Jug, bashkëpunimin Jug-Jug, zbatimin e plotë të Agjendës së OKB-së 2030 për Zhvillim të Vazhdueshëm, tejkalimin e boshllëqeve të zhvillimit dhe duke u përpjekur edhe më shumë për të ndërtuar një ekonomi botërore të dobishme për të gjithë dhe gjithëpërfshirëse.


Pekin/CFP

Li theksoi se Kina është një vend që i kushton shumë rëndësi angazhimeve, që ndërthuren me përpjekje maksimale, veprime dhe rezultate konkrete, dhe, kjo është ajo ç’ka Kina ka bërë, të paktën, përgjatë tërë kohës së historisë moderne të botës, duke dëshmuar se Kina është një vend i denjë për besim.

Kina për të paktën 15 – 20 vitet e fundit ka qenë një motor i rëndësishëm i zhvillimit global dhe tani po avancon modernizimin e vendit në të gjitha frontet përmes zhvillimit me cilësi të lartë. Kina ka krijuar baza të shëndosha dhe të qëndrueshme për sa i përket sektorit industrial, faktorëve të prodhimit dhe kapacitetit të inovacionit. Tendenca e saj e përgjithshme e rritjes afatgjatë nuk do të ndryshojë dhe do të japë një shtysë të vazhdueshme dhe të fortë për zhvillimin e botës.

Kina ka një treg të madh që ka një kërkesë që rritet me shpejtësi, ajo kultivon nxitës të rinj në shkallë të gjerë në fusha të tilla si urbanizimi i tipit të ri dhe transformimi i gjelbër, siguron dhe garanton hapësirë përherë e më të gjerë për nxitjen e tregtisë dhe investimeve globale, dhe, “pavarësisht se si ndryshon bota, Kina do të qëndrojë e përkushtuar ndaj politikës themelore kombëtare të hapjes së dyerve të saj akoma më gjerë ndaj botës”, tha kryeministri kinez, që më tej theksoi se tregut kinez nuk përbën rreziqe, por shumë mundësi. Këtë e vërteton fakti se në Kinë tashmë janë prezente biznese nga e tërë bota dhe investime serioze të firmave më të mëdha transnacionale.

Në vazhdimësi, Kina do (1) zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale, do (2) nxisë edhe më tej investimet e huaja, do (3) ofrojë trajtim dhe trajnim edhe për bizneset e huaja dhe do (4) vazhdojë të nxisë një treg të orientuar, bazuar në ligj, duke ofruar mjedis perfekt për bërjen e biznesit.

Interesant u paraqit në këtë forum edhe komunikimi midis kryeministrit Li dhe Klaus Schwab në lidhje me tema që përfshijnë qeverisjen e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe sistemin shumëpalësh, komunikim në të cilin Li për çështjen e parë theksoi se “duhet të jemi të përqendruar te njerëzit, me zhvillim gjithëpërfshirës dhe të sjellim përfitime për të gjithë, ta orientojmë teknologjinë AI që t’i shërbejë përparimit të qytetërimit njerëzor”, dhe për çështjen e dytë theksoi se “multilateralizmi i vërtetë duhet të ndërtohet mbi normat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, bazuar në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duke patur parasysh se Kina (1) nuk largohet nga marrëveshjet, (2) nuk tërhiqet nga organizatat, (3) nuk kërkon nga vendet e tjera të zgjedhin anë, dhe (4) ajo ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e multilateralizmit.


Li Qiang u takua me Presidentin e Singaporit Tharman Shanmugaratnam/Xinhua

Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe Presidentja e Konfederatës Zvicerane Viola Amherd, Presidenti i Singaporit Tharman Shanmugaratnam, Mbreti i Belgjikës Philippe, Presidenti i Ruandës Paul Kagame, Presidenti i Ganës Nana Addo Dankëa Akufo-Addo, Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale Daren Tang dhe rreth 1500 figura politike dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit, akademia dhe organizatat mediatike të vendeve të ndryshme.


Li Qiang u takua me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen,/Xinhua

Vizita e kryeministrit Li Qiang në Evropë dhe fjala e tij në Forumin Ekonomik Botëror janë padyshim një reflektim kuptimplotë i asaj që po ndodh në të vërtetë në Kinë, brenda saj. Në vitin 2023, vendi filloi vitin e tij të parë të plotë të zbatimit të parimeve udhëzuese të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (CPC), duke përcaktuar kursin për fazën tjetër të rrugës së modernizimit të Kinës, si një mundësitë globale, përshtatur me karakteristikat lokale.

Në kuadër të këtij procesi gjithëpërfshirës, gjatë turneve të inspektimit në vend, Presidenti Xi Jinping, ka hedhur dritë në qëllimin e avancimit të modernizimit kinez, që synon zbatimin plotësisht të konceptit të ri të zhvillimit dhe rëndësinë e fokusimit në promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë dhe ndërtimin e një modeli të ri, ku, zhvillimi, inovacioni, teknologjitë, modernizimi, ekologjia, kultura, njerëzit, ekonomia, cilësia e lartë dhe siguria janë fokusi dhe trendi i së ardhmes. Në vitin 2023, Kina promovoi prosperitetin, stabilitetin dhe paqen globale duke ndarë me botën dividentët e zhvillimit që fitoi përmes modernizimit dhe për këtë Kina (siç tha edhe Presidenti Xi në fjalimin e tij të Vitit të Ri 2024), “do (1) punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e përbashkët të njerëzimit, do (2) ndërtojë një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe do (3) ta bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë”.

Në këtë kuadër, zhvillimet dhe pjesëmarrja e Kinës në Forumin Ekonomik Botëror duhen parë si pjesë e pikturës së madhe globale dhe përpjekjeve të Kinës për paqe dhe siguri në nivel transnacional. Paralelisht me zhvillimet e këtij forumi dhe të pandara, duhen parë edhe zhvillimet e (1) Samitit të parë Kinë-Azi Qendrore, ku Kina dhe pesë vendet e Azisë Qendrore nënshkruan shtatë dokumente dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe mbi 100 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, zhvillimet e (2) Forumit të tretë Brezi dhe Rruga për Bashkëpunim Ndërkombëtar, që solli shumë rezultate dhe marrëveshje bashkëpunimi me vlerë 97.2 miliardë dollarë, (3) takimet në Moskë midis Presidentit Xi dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ku u hartua një plan për rritjen e lidhjeve dypalëshe, (4) takimi Xi-Biden në San Francisko, që luajti një rol kyç në riformësimin e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë, (5) Samiti i BRICS në Afrikën e Jugut me synim ndihmën për modernizimin e Afrikës, (5) bashkëpunimi me kombet arabe dhe Lidhjen e Shteteve Arabe, (6) veprimtaria politike, ekonomike dhe diplomatike e Kinës për të ndërmjetësuar në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, etj., dhe, të gjitha këto zhvillime, tregojnë qartë se, Kina mbështet një rend multilateral për mirëqeverisje afatgjatë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Muzhaqi: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët vazhdon konsultimet për të formësuar ligjin “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Muzhaqi: Rinia në qendër të reformave për Ligjin e Rinisë dhe Vullnetarizmit

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët vazhdon konsultimet për të formësuar ligjin “Për Rininë” dhe “Për Vullnetarizmin”