Feliçeta…

Dy poezi për Feliçeta Jakoel nga fondi i poezive të mia, me rastin e ditëlindjes së mikes tonë të dashur!


Nga Luan Rama

Dy poezi për Feliçeta Jakoel nga fondi i poezive të mia: – me rastin e ditëlindjes së mikes tonë të dashur!

Feliçeta…

Eja Liçi, luaj tani,
vëre shpirtin tënd mbi tastierë
dua të të dëgjoj tani si dikur,
mbi pianon tënde të vjetër veshur në velur
luaj e dashur me gishtërinjtë e tu të bukur
me gjithë dashuritë dhe bohemitë e kësaj jete,
luaj, mos pusho, ashtu si gjithnjë
me një Hendel dehës
dhe gjithë trishtin e shpirtit,
bemoli yt është një dashuri e pafund,
është syri yt më i bukur se hëna e plotë,
dua të të dëgjoj sot, ty dashuria jonë e parreshtur,
kënga që n’a zgjonte gjithnjë në ag,
luaj Liçi, kërce mbi tastiera
pasi shpirti yt është një këngë e pambarimtë,
ti Liçi gjithnjë ke luajtur veç dashuri,
sytë e tu janë sytë e vetë dashurisë,
është gjaku yt që shkon diku
për të kënduar dhe njëherë dashurinë e kësaj bote,
gjaku ynë i ëmbël që di të luash veç “dashuri”…

***

Të pashë në ëndërr
luaje piano në mes të natës që të tjerët të flinin,
luaje pa parë akrepat e orës së vjetër,
mbyllje sytë dhe luaje me mall, në dehje,
me gishtërinjte që binin lehtë
mbi dashuri jete dhe njëmijë fytyra,
të gjallësh dhe të vdekurish,
mbi mijra sy që të kanë adhuruar,
të pashë në ëndërr
duke luajtur piano gjer në ag
fqinjët e përgjumur kishin hapur dritaret
të dëgjonin sonatën tënde,
një sonatë hëne e mjalti,
kishe vite pa luajtur,
piano dergjej tutje në trishtin e madh të gishtërinjve të tu…
të pashë në ëndërr
ti luaje përsëri Mozart
si atëherë në stinë lulëkuqesh.

Lexo më shumë nga

Gonxhja dhe kryebashkiakja Sako në Durrës, plan veprimi për sezonin turistik 2026

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe përfaqësues të…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja dhe kryebashkiakja Sako në Durrës, plan veprimi për sezonin turistik 2026

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Gonxhja së bashku me kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe përfaqësues të…