Meshari i Gjon Buzukut – 5 janar 1555

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ që sot njihet si vepra e parë e këtij lloji dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.


Nga Dr. Bledar Kurti

***

Meshari i Gjon Buzukut – 5 janar 1555

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ që sot njihet si vepra e parë e këtij lloji dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe.

Falë Buzukut populli shqiptar pati një tekst në gjuhën e vet për pjesën dërmuese të shërbesës kishtare dhe për lutjet themelore të doktrinës së krishterë.

‘Meshari’ i Buzukut erdhi si rrjedhojë e Reformatorit Protestant Martin Luter i cili apeloi për përkthimin e Biblës në gjuhën amtare në mënyrë që njerëzit e thjeshtë të lexonin e kuptonin tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Një përkthim i Dhiatës së Re në gjermanisht nga Luteri u botua për herë të parë në shtator 1522, dhe Bibla e përfunduar, që përmban një përkthim të Dhiatës së Vjetër dhe të Re me apokrifë, në 1534.

Kjo frymë nxiti Buzukun të shkruante në shqip, me qëllimin ndriçimin e mendjes së njerëzve të thjeshtë. Në të ai shkruan:

“..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gjuha jonë nukë kish gjo të të ndigluom (që të jetë dëgjuar) nsë shkruomit shenjtë, nse dashunit nsë botësë, sanë, desha me u dedigunë përsa mujta me ditunë, me zbritunë (me ndriçue) pak mendetë e atyne që ndiglonjinë..”

Por, përveç ndriçimit të mendjes së njerëzve, në ‘Meshar’ gjendet edhe kjo lutje për atdheun, e cila nuk gjendet në asnjë meshar të botës:

“Gjithë popullsinë e krishtenë ndër Arbanit ata n’mortajet largo, ty të lusmë. O Zot.”

Te Arbëria, aty i rreh zemra Buzukut.

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MSHMS me platformë për shërbimet socio-shëndetësore, Koçiu: Mbrojtje dhe fuqizim i familjeve në nevojë

MSHMS synon të fuqizojë sistemin e vizitave në shtëpi në kuadër të kujdesit shëndetësor parësor