Veliaj rendit projektet e mëdha për Tiranën në 2024

Kryebashkiaku: Tre linja ekspres autobusi, ri-kualifikojmë 50 lagje


Pak orë para përfundimit të vitit 2023, në një intervistë për një media, kryebashkiaku Erion Veliaj tregoi disa nga projektet që ai ka ambicie t’i përmbyllë me sukses në vitin 2024 e më tej.

Një nga projektet që pritet të jetë gati së shpejti është përfundimi i Unazës së Madhe. Projekti tjetër ka të bëjë me zbatimin e një sistemi tranziti të shpejtë me autobus, duke përdorur autobusë me bateri-elektrikë në tri linja transporti në Tiranë (Unaza, Tirana e Re, Kombinat-Kinostudio).

“Me këtë ritëm, brenda vitit tjetër, duhet të kemi mbaruar shumicën e punimeve në rrugtë kryesore. Le të themi, do ketë nevojë ende për punë në rrugët dytësore dhe lidhjet e lagjeve. Edhe aty do të ndërhyjmë me shumë sistemime, në rreth 50 lagje, me rikualifikime totale. Sigurisht, është rregulluar një pjesë shumë e madhe e Tiranës, por ende ka cepa, duke qenë se Tirana vijon e rritet”, tha Veliaj.

“Ne na duhet të mbajmë ritmin e rritjes së Tiranës dhe të shkojmë deri tek rrugica e fundit. Në këtë fundviti sapo nënshkruam një kontratë, pjesa më e madhe kredi e butë, pjesa tjetër grant – granti më i madh në historinë e qytetit nga BE dhe KFË – për të modernizuar totalisht transportin publik. Vendimmarrja jonë është se ne do bëjmë atë që bëmë me mbetjet në Tiranë”, u shpreh Kryebashkiaku Veliaj.

“Më mirë ta pastrojmë vetë, ta ofrojmë vetë shërbimin. Ndoshta, si fillim jo në 100% të territorit, por të paktën për disa linja kryesore, për të dhënë mesazhin se publiku mund të menaxhojë po aq mirë sa privati, në mos më mirë. Kjo kredi na mundëson që të shkojmë në tre linja ekspres të autobusëve, duke filluar fillimisht me Unazën, Kombinat-Kinostudio dhe Tiranën e Re. Me këto 3 linja fusim për herë të parë konceptin e menaxhimit publik të transportit. Do ketë po ashtu modernizim të stacioneve, biletën elektronike, minutazhin kur vjen autobusi, sa afër është, dhe besoj se ky do jetë një projekt që dua ta përfundoj brenda këtij mandati”, tha Veliaj.

Ai përmendi gjithashtu se brenda mandatit do të përfundojë edhe projekte të mëdha si Teatri i Ri Kombëtar, Kopshti Botanik dhe Bulevardin e Ri.

Lexo më shumë nga

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.