Vjosa Park Kombëtar, Rama: Ruajtëm lumin e fundit të egër në Evropë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e tre ideve finaliste të Konkursit Ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës.

Tre kompanitë pjesëmarrëse në garë janë Casanova+Hernandez Architecten, Roterdam, Hollandë, CEBRA A/S & Arup Internatioonal Projects Limited & Barker Langham Limited & UNO, Kopenhagën, Danimarkë dhe Ensamble Studio, Madrid, Spanjë.

“Sot ne kurorëzojmë një proces për të hapur më në fund konkursin ndërkombëtar për Qendrën e re Multifunksionale dhe stacionet e informimit përgjatë lumit të Vjosës dhe hyjmë faktikisht në një fazë të re të konservimit, por dhe të zhvillimit të këtij Parku të jashtëzakonshëm Kombëtar”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Rama u shpreh se, nuk ka asnjë vend në Europë, të paktën, që të ketë një Park Kombëtar, i cili e përshkon të gjithë trupin e vendit.

Nga ana tjetër, shtoi kryeministri Rama, “nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpesh herë kemi qenë të detyruar t’ua kujtojmë miqve europianë kur këmbëngulnin se duhet ruajtur lumi i fundit i egër në Europë. Që po, patjetër duhet ruajtur, por më parë sesa të na japin neve leksione sesi ruhet një lum i egër duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që natyrisht nuk kanë pasur të bëjnë me mbrojtje të natyrës”.

“Ne jemi shumë mirënjohës për nxitjen, për inkurajimin për gjithçka që kemi mundur të mësojmë në një proces që nuk ka qenë i lehtë, deri në konfirmimin e vullnetit tonë për ta transformuar Vjosën në një Park Kombëtar. Por, nga ana tjetër, ne nuk mund të mos e themi që leksionet morale sesi duhet të sillemi me natyrën qeveria jonë nuk i pranon dot, aq më tepër në një botë ku ndotësit më të mëdhenj dhe burimet më të mëdha të rrezikut për mjedisin në kushtet e një përpjekjeje globale apo dhe të një sfide globale përballë ndryshimeve klimatike janë në një pjesë të madhe ata që bëjnë edhe moralin më insistues, si dhe ushtrojnë madje edhe presione të papranueshme ndaj shumë vendeve të tjera që mund të kenë 1001 probleme, mund të kenë 1001 boshllëqe dhe të meta, por nuk e kanë në kurriz mëkatin e të qenit në klubin e ndotësve dhe shkatërruesve më të mëdhenj të mjedisit në planet”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Bergner uron Brahon: SPAK ka forcuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner mori pjesë sot në ceremoninë e marrjes së detyrës të Klodian Brahos, si drejtues i…