Nikolla: Edukimi arsimor, pjesë e procesit të edukimit me vlerat evropiane

Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në Konferencën Kombëtare “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim: Integrimi i vlerave evropiane në sistemin shqiptar të arsimit”,


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti në Konferencën Kombëtare “Kultura e pluralizmit dhe gjithëpërfshirjes në edukim: Integrimi i vlerave evropiane në sistemin shqiptar të arsimit”, organizuar sot në Hotel Tirana nga Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik dhe Komisioni Shqiptar për Arsimin Katolik.

Në përshëndetjen e saj në Konferencë, Nikolla e vlerësoi këtë nismë si një nga pikëtakimet e shoqërisë me besimin dhe të edukimit fetar me edukimin arsimor e qytetar.

“Edukimi arsimor është pjesë e procesit të edukimit me vlerat evropiane. Edukimi evropian buron nga rrënjët e identitetit evropian të shqiptarëve. Sinergjia midis kulturës pluraliste e demokratike dhe edukimit qytetar përbën një garanci për qëndrueshmërinë e formimit kulturor të vajzave e djemve të Shqipërisë”, tha Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se, “kontributi i institucioneve dhe i vlerave fetare në procesin edukimit ndihmon në brendësimin e dijeve, vlerave, normave qytetare e demokratike në personalitetin e të rinjve, sepse edukimi është një çështje e zemrës”.

“Karakteri gjithëpërfshirës i edukimit mbështet karakterin gjithëpërfshirës të pjesëmarrjes së qytetarëve, sidomos të rinisë, në proceset demokratike e shoqërore. Në Kuvendin e Shqipërisë po tërheqim më shumë rininë në procesin parlamentar dhe veprimtaritë e tjera. Instituti Parlamentar dhe Punishtja e Demokracisë, kanë tërhequr gjatë këtij viti rreth 5 mijë nxënës shkollash, duke e bërë Kuvendin një institucion më të hapur e më influencues për qytetarët dhe rininë”, nënvizoi Nikolla.

(Marrë nga ATSH)

Begaj viziton shtëpinë-muze të Kadaresë: Muza e tij ishte Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e…

Global 360

Osmani: Do të jemi bashkë me Shqipërinë krah SHBA-së në Bordin e Paqes

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh mbrëmjen e sotme pas nënshkrimit të Bordit të Paqes në Davos, ku ajo firmosi krah…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Begaj viziton shtëpinë-muze të Kadaresë: Muza e tij ishte Shqipëria

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë në përkujtim të tij me rastin e…