Rama: Mbi 14 mijë infermierë do të përfitojnë rritje page me buxhetin e ri

Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritje e pagave për 14 207 infermierë. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi kryeministri.

Sipas tij pagat e infermierëve do të rriten 15 mijë Lekë.

Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin para-universitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.

Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë./tvklan.al

MIRËMËNGJES ?

dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë?

Posted by Edi Rama on Saturday, November 11, 2023

Lexo më shumë nga

Miratohet kompensimi i transportit për ushtarakët, Nufi: Hap drejt kushteve më dinjitoze

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e transportit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, duke synuar përmirësimin e kushteve…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohet kompensimi i transportit për ushtarakët, Nufi: Hap drejt kushteve më dinjitoze

Qeveria miratoi sot vendimin për kompensimin e transportit të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura, duke synuar përmirësimin e kushteve…